Specialistë të menaxhimit të mbetjeve të administratës publike në Kosovë që janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet, realizuan një vizitë në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë.
Ata vizituan këtë zonë komplekse e cila përbëhet nga disa vepra inxhinierike si disa landfille për tipologji të ndryshme mbetjesh, impiant ujërash, kapanon selektimi për diferencimin e mbetjeve të riciklueshme si dhe impianti për trajtimin e mbetjeve për prodhimin e energjisë.
Ejup Qyqalla – Trajnues për menxhimin e mbetjeve, Kosovë
Ekspertët vlerësuan Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë si një nga praktikat më të mira per menaxhimin e mbetjeve ne rajon, e cila sipas tyre është një shembull që duhet të ndiqet dhe në Kosovë.
Prof.Alfred Lako – Dep. Inxhinjerisë së mjedisit, Fak Ing. Ndërtimit
Për profesorin e Mjedisit Alfred Lako një element i rëndësishëm është përputhja e aspektit ekologjik të zonës me teknikat e trajtimit që përdoren në menaxhimin e mbetjeve.
Specialistët nga Kosova theksuan nevojën që kjo zonë të vizitohet nga kryetarët e komunave të Kosovës për të parë nga afër këtë kompleks të standardeve evropiane.