“Shqipërisë do t'i duhen 48 vjet për t’u anëtarësuar në BE, Kosovës 62”

10 Nëntor 2021, 17:50Rajoni TEMA

“Shqipërisë do t’i duhen 48 vjet për t’u anëtarësuar në Bashkimi Evropian ndërsa Kosovës 62 vjet”.

Kështu thuhet në gjetjen institutit EPIK, bazuar në arritjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për përmbushur reformat e kërkuara nga BE për periudhën 2019-2021.

Në hulumtimin “EU Kosovo Scorecard 2021”, Instituti në fjalë ka arritur të kuantifikojnë të gjeturat e Raportit të BE-së për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të gjithë kapitujve të BE-së.

Sipas drejtorit ekzekutiv të këtij instituti, Demush Shasha, qëllimi i projeksionit se vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet 38 deri në 68 vjet për tu bërë gati për anëtarësim në BE është për të treguar ngadalësinë e zbatimit të reformave evropiane.

“Në këto tre vite vendet e rajonit nuk kanë bërë po thuaj se asnjë përparim serioz në ndërmarrjen e reformave Evropiane. Tre vite janë pothuaj gjysmë dekade”.

Sipas tij fajtor në ngadalësimin e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE nuk janë shtetet anëtare të unionit, por elitat politike të Gadishullit.

“Problemi i procesit integrues nuk gjendet në Paris, Hagë apo Berlin – është këtu në mesin tonë në Beograd, Tiranë dhe Shkup. Asnjë vullnet i Macronit apo Merkelit, nuk mund të plotësoj mungesën e vullnetit të Vuçiçit apo Ramës”, vazhdon më tej ai.

Sipas këtij publikimi, Malit të Zi do t’i duhen 38 vjet për tu anëtarësuar në BE, e cila e prinë edhe listën e Institutit EPIK për sa i përket viteve se sa i duhen vendeve ballkanas për tu anëtarësuar në BE.

I fundit në listë gjendet Bosnja dhe Hercegovina, pasi bazuar projeksionit të institutit, Bosnjës do t’i duhen 68 vjet për të qenë pjesë e bllokut.

“Vendet e Ballkanit ndahen në 3 grupe sa i përket përgatitjes për anëtarësim në BE. Në grupin e parë janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Këto vende konsiderohen “lidere” të procesit të zgjerimit. Në grupin e dytë janë Kosova dhe Bosnja të cilat janë në fund të procesit të zgjerimit. Ndërsa, në mesin e këtyre dy grupeve qëndron Shqipëria”, thuhet në publikimin e fundit të Institutit EPIK.

8 komente në ““Shqipërisë do t’i duhen 48 vjet për t’u anëtarësuar në BE, Kosovës 62””

  1. Danoçi says:

    Ho me pra , ja kish PPSHja fain shqiptarve , kemi 30 vjt qe jemi hap bythesh pse nuk na pranon europa , prisni dhe 40 vjet thot , i prishet uzina fabrika kombinate , ja pra vetem me turizem drog e prostitucion nuk te pranon europa ajo na mson si kapet peshku , ne e gjujm me dinamit , ky esht kapitalizmi ne bllokad ne PPSHe ne bllokad dhe ne demokraci , mendonit se ju donin te ter po fai vinte nga Enveri , jo or shqiptar jo , kta se rrujten kur ishit nen Saliun , qe ju shkaterroj me shum se nje pushtus , po i behej von per Enverin , kta te degjenerojn te shperfytyrojn te tallin dhe perçudnojn ‘ dhe te hedhin matan ja fakti , ne europ ishim , na nxoren sa erdhi 90ta dhe nuk figurojm gjekundi , shyqyr qe na futi Ed Rama tek ballkani shqyer .

    1. Shqiperia ne BE 2025 says:

      Arnaute pellazg shqipfoles sunite…., mos u merzisni..2025 ka marre fund, me hir a pahir, por te fundit pas Kosoves, Malit te Zi , Bosnjes dhe Maqedonise/Serbise….pra, te fundit , si fundi i kazanit , rrumpalla e piktorit ne brigjet e bukura te Adriatikut e Detit Jon Grek…. ….lol

  2. Benidorm says:

    Mos e rruni trapin fare! Sot qe erdhi kryeministri hollandez per 3 ose 8 vjet jemi mren.? ose ✋?.

  3. spata says:

    Keto shtete skane per tu bere kurr pjese e BE.Do kthehen shtojsa te politikes ruse dhe te SH.B.A.

  4. Miradije Hoti says:

    PRANDAJ NJERZIT DUAN TE PUNOJNE NE ZYRA SE MERESH ME BUDALLALLIQE DHE MER RROGEN .
    NE EUROPE TI MUNDE TE HYSHE NESER OSE PER 100 VJET OSE NUK HYNE FARE

  5. Bato says:

    Shikoj emrin ketij bajge dhe pastaj besoji analizes se tij.

  6. Scutari says:

    Edhe 17 thuaj se 31 vjet u morëm me viçidolasin Berisha që edhe kur të vdesë do lërë litarin jashtë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje