Nga Skënder Minxhozi
Ajo që po ndodh në Partinë e sotme Demokratike ngjan si një bombë me shpërthim të vonuar. Proceset e analizës, reflektimit dhe marrjes përsipër të përgjegjësive për 25 prillin, nuk ndodhën as në orët, ditët apo javët pas humbjes, por po ndodhin tani. Të paktën pesë muaj me vonesë, kur partia ka rizgjedhur kryetarin humbës.
Kur paradoksalisht Lulzim Basha ka kaluar pa u lagur fare nëpër fushatën e rizgjedhjes si kryetar i PD në qershor askush në parti, përveç katër-pesë vetave, nuk foli dhe nuk ngriti dorë, megjithëse drama e humbjes ishte e madhe sa një mal.
Depresioni politik e psikologjik i demokratëve gjithashtu qe i madh. Asokohe kandidatët anti-Basha e grishën më shumë se një herë publikisht Sali Berishën, që të shprehej për krizën që kishin lënë pas zgjedhjet, por edhe për fatin e kryetarit.
Ashtu si sot, kur nëpër Foltore ngrihet ndonjë guximtar e i kujton Doktorit se ishte “krijuesi” i Lulit, edhe katër-pesë muaj më parë këto zëra ndjeheshin ndrojtur nëpër rreshtat e shpartalluar të demokratëve. “Ky që e vuri mund ta heqë, askush tjetër s’e bën dot”, ishte refreni normal që dëgjohej nëpër kafet rrotull SHQUP-it.
Por Berisha dhe përkrahësit e tij kishin hall tjetër në atë moment. Më të madh se halli i PD dhe i opozitës së tejzgjatur. Më të madh se paaftësia e stërprovuar e Lulzim Bashës. Sali Berisha priste të anashkalonte stuhinë amerikane në horizont, të cilën e dinte, por nuk donte ta besonte.
Më saktë, që donte ta shmangtte duke lënë në krye të partisë Bashën, si njeriun me të cilin SHBA kishte treguar se preferonte të komunikonte. Siç u pa më vonë, bëri gabim që heshti dhe ndjesat e sotme nuk i hyjnë në punë askujt. Atij vetë më të parit.
Kjo është fabula banale që krijoi “frankeshtajnin” blu, krizën absurde të vjeshtës që përjeton tani Partia Demokratike, ku koka e kryetarit kërkohet katër muaj pas rizgjedhjes dhe ku papritur ai është mashtrues, i pazoti, shtojcë e Ramës, peng i tij etjetj.
Këtu qëndron gjithashtu edhe hipokrizia të cilën Berisha përpiqet ta shmangë me ulje kokë e skuqje në fytyrë sa herë që nga masa e njerëzve dikush i kujton se është vonë, se i ka lënë rrugëve militantët, se është sponsori i vetëm i Lulzim Bashës.
Lulzim Basha kishte leje të humbtte sa herë të donte. Kishte leje ta bënte rrogoz partinë, duke e tërhequr zvarrë në varavingot e tij naive për revolucion me djegie mandatesh e kacavjerrjeje në muret e zyrës së Edi Ramës. Kishte leje të gënjente hapur e në mënyrë qesharake sa herë t’i tekej, para kamerave televizive, në radio apo edhe në kafen e lagjes.
Kishte leje të bënte sikur vuante opozitën, pa bërë zë për akuzat me vila e shuma të majme parash që merrnin të afërmit e tij. Basha kishte leje ta kthente, siç e ktheu, në një skemë personale biznesi qëndrimin në opozitë, duke premtuar fillimin e ringritjes në mesin e hatasë. Kishte pra kartabiankë për të bërë ç’të donte me zyrën dhe partinë…
…Përveç një gjëje, që u provua fatale për të: të prekte me dorë Sali Berishën! Kjo ishte, ashtu siç shumë e kishin thënë e stërthënë me vite, thembra e Akilit e Lulzim Bashës. Nuk duhej të prekte paraardhësin edhe sikur bota të përmbysej e PD të shkrihej si bora në diell nëpër skarpatet e Lanës.
Nuk duhet ta shtypte atë buton, jo sikur t’ja kërkonin amerikanët, por edhe sikur t’i luteshin Papa i Romës megjithë Jezusin dhe Muhametin bashkë. Lulzim Basha kujtoi se momenti kishte ardhur që tetë vjet më pas, PD të bënte më në fund një rotacion të vërtetë në kokën e saj. Kujtoi se meqë Berisha i lejoi gjithçla, do t’ja lejonte edhe këtë.
Por sot ne dimë se me “ngrirjen” e Berishës, Lulzim Basha nxorri djajtë nga shishja. Refuzoi të lexojë edhe një herë “instruksionet e përdorimit” që i dhanë ditën që mori në dorë PD dhe po e pëson me kryengritje. Nëse do t’ja dalë ose jo kjo është një çeshtje me rëndësi relative.
Vetë Partia Demokratike po shkon me hap rreshtor drejt ndarjes në dysh, e për këtë përgjegjësinë e kanë vetëm dy veta: ai që nuk do të ikë edhe sikur të përmbyset, dhe tjetri që është bërë trim nga halli. Si ai fëmija në pyll që këndon me zë të lartë për t’i nxjerrë frikën vetes.
Te gjitha te verteta. Ketu duhet shtuar dhe nxjerre ne pah edhe nje gje tjeter, gje qe kerkon nje shtjellim te gjere, por e thene shkurt eshte si vijon:
Sali Berisha e emeroi, e kooptoi Lulzim Bashen kryetar te PD me qellim qe Lulzim Basha te mbronte Sali Berishen dhe familjen e tij nga ndonje e keqe e mundshme, prandaj Lulzimi kishte te drejte te bente cdo gje, te fitonte dhe te humbtte sa here te ishte e mundur, te pasurohej, te bente korrupsion, te hiqte nga lista dhe te fuste ne liste ke te donte, vetem te siguronte mbrojtjen e Sali Berishes dhe familjes se tij. Kur kjo, ne daten 09 shtator 2021, me perjashtimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar i PD, u pa qarte se Lulzim Basha nuk arriti ta mbronte. Pra, ketu prishet marreveshja e tyre dhe prej nga kjo date filloi kundersulmi dhe lufta e Sali Berishes ndaj Lulzim Bashes.
Skender PD ska qene kurre parti e nuk do jete.
.eshte nje grupim amorf qe drejtohet nga nje moster nazibajraktariste..thjesht Shikoni cfare diskutojne ashtu e duam edhe shqiperine,.ju gazetaret e oborrtareve nuk i thoni gjerat drejt se jetoni me friken e pushtetit te neserm..po’ si nuk guzoni ta peshtyni me fakte saliun ideologun ,arkitektin e tragjedive kombetare 94’96’97’98’2008’2011’2017’2019 e plote zullume te tjera .qe nuk numerohen dot per te cilat do duhen dekada qe vendi te vihet ne binare..ashtu sic shikoni PD sot nje shporte me karavidhe ashtu e kethyen vendin kur qeverisnin,qe edhe nje certifikate e cila kushtonte 50 leke qytetaret viheshin ne radhe e shtyheshin e ziheshim e ne fud do paguanin 10 fishin imagjinoni pastaj ceshtje te tjera te prones apo konflikteve te ndryshme..kjo eshte nje gje e Vogel po’ qe tregon nga cparime drejtohej.. shteti kudo ne cdo qelize te tij..ajo force politike si duhet asn dreqit po’ kete se vendos une..ka plote njerez shqiperia qe dine te drejtojne forca te reja politike me nje fushepamje te gjere ,te drejte e qe punon per te gjithe qe nxit bashkiminn punen,dijen ,paqen ,dashurine bashjetesen paqesore Brenda vendit e me vendet e tjere
PD-ja ishte nje “lindje” e s’forcuar,me mami te keqe PP-n.Nga ajo “lindje”doli nje bicim i shemtuar,pa tru e mendje.Nuk mund te presesh me shume nga nje parti qe endra e themeluesve te saj ishte shkaterimi i Shqiperise.Ne ate grupim “S’ka te mencem per te marret”.
Si gjithmone i sakte ne cdo gje qe shkruan e flet neper panele. Flm Skender!