Dua Lipa i kërkon publikisht Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

11 Nëntor 2021, 16:05Rajoni TEMA
Dua Lipa i kërkon publikisht Presidentes së KE-së liberalizimin e

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa teksa mori të mërkurën Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose për kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?.

Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve dhe të shëronte lëndimin nga konflikti i fundit?”,- tha ajo.

 

5 komente në “Dua Lipa i kërkon publikisht Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën”

  1. Nadja mire.Pse kete do degjoje Ursula, aman. Me beri pershtypje se Shqiperine nuk e permendi asnjehere. Dua sdua, moj Dua, pa Shqiperine, Kosova nuk ben dot asgje. says:

    Kjo nuk e ka haberin se liberalizimi i vizave nuk krijon mundesi punesimi. Heqja e vizave te mundeson vetem udhetimin ne BE dhe qendrimin deri ne tre muaj.

  2. Lani says:

    ? TE lumte per lobimin qe ben per njerezit e vendit tend! Per te tille njerez dhe angazhime kane nevoje shqiptaret.

  3. islami says:

    Ore po kjo o eshte komplet “bibe” nga trute e kokes ose eshte “maestre” per te bere shou per te promovuar veten ……….si Greta Thunberg…!!!!!!!! Po mire kjo por “rikat” qe” i shkojne nga mbrapa me ovacione e thurur lavde per kete “patriote” te madhe !!!!!! Po mire more laneter te gjithe ju e dini qe Kosova eshte nen mbrojtjen dhe administrimin Amerikan pra protektorat amerikan ….dhe kur per keto vizat nuk po levizin menderen padronet e botes (ku hyne dhe kosova) amerikanet , atehere Ursula dhe ata mbrapa Ursules , do ta rruajne trapin per kete bibe ,qe eshte po klonim i tyre si i shume e shume bibave te tjera neper bote te telekomanduara per efekte speciale . Tere ai aparat dipllomatik USA qe leviz boten mbare nuk po mund (kupto nuk po don) me i “mbush” mendjen Ursules e kompani ti liberalizoje vizat me protektoratin Amerikan (Kosoven) epo na del nje adoloshente midis “rike-bibe” dhe i kerkon Ursules ti liberalizoje keto viza ????!!!!!!!!!!!!! Epo s’ka bythe ku te rrije ……… (themi andej nga ne) …….a ka ndonje t’ia mbledhi bletet kesaj Gretes sone prej kosove se i kane marre kot dhe ti thote qe liberalizimi i vizave nuk eshte spot parfumi……. Yves Saint Laurent . Nje kopje e shemtuar e Edi Rames qe kerkon njohjen apo liberalizim vizash per Kosoven dhe ai ….por me nje ndryshim thelbesor …….Ai (Edi Rama) eshte kryeministri i nje shteti …..Shqiperise dhe flet ne emer te ketij shteti ndersa biba eshte thjesht nje kengetare qe sapo ka filluar te ngjise shkallet e karieres . Vazhdo me kenget biba Dua Lipa , lere politiken ta bejne “elefantet” .

    1. Undefined says:

      Ke shkruajtur nje “carcaf” o korrak 300….si puna e kkkkkk…..Dua Lipes ti hani m….ti dhe soji i yt i ndyre .zagaresh e legenesh…..yttttt jevgjit qe qelbesh era shurre……

    2. Toni says:

      Ah mer islam.. si nuk perton qe shkruan kaq shume budallalliqe.. Ah te shkretet ne qe kemi njerez si puna jote!!! Ajo eshte Dua Lipa. Model dhe krenari per cilindo qe eshte Shqipetar.. Kurse ti je vetem nji islam me “i” te vogel..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje