Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni.
I ftuar në emisionin Repolitix në Report TV, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e rajonit në atë kohë dhe destabilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës.
Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile në vend. Ndërsa sa i takon ‘Foltores’ së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledh gjithë ato që janë anti-amerikanë në rajon.
“Berisha e nisi ‘Foltoren për të uzurpuar PD! Ka bërë ‘grusht shteti’ pasi po uzurpon opozitën. Do të mbledhë të gjithë ato që janë anti-amerikanë në rajon.
Keni parë ndonjë deklaratë të Berishë t’u bëjw thirrje deputetëve shqiptare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut? Se po del si patriot i madh!
Të kthehemi në vitin 2017, kur kishim zgjedhje, kishim të njëjtin skenar, arrestimi i Haradinajt në Francë, vrasja e mbetur në tentativë e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi, si dhe vrasja e mbetur në tentative në 2017 e Lulzim Bashës, në kohën e çadrës.
Ka pasur një skenar, vetë Berisha ka qenë në dijeni. Ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile që mund të ndodhte në vend. Luftën civile e donin struktura të tjera. Basha e shmangu këtë problem shumë të madh, që ishte një problem i trazimit shqiptar”, tha Haklaj.
Sali Berisha, tashmë i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, i cili tha publikisht se synon që të kthehet si kryeministër i Shqipërisë, mund të bëhet faktor pengues për rajonin dhe për Ballkanit Perëndimor. Kështu thotë ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, i cili nënvizon tha se Berisha do t’u tregojë anëtarëve se është i ndershëm.
“Berisha është bërë faktor pengues, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor, për atë që duan të bëjnë SHBA në rajonin tonë.
Ato duan shtete të stabilizuara, nuk duan probleme të brendshme, tani del Sali Berisha e thotë do të marrë drejtimin e PD-së.
E kanë cilësuar si njeri të korruptuar me gjithë rrethin e tij, ai kërkon prova t’i çojë në Paris, nuk do të dalin. Ata nuk kanë pritur që ky të mbajë këtë qëndrim
Ky nuk e ka me Departamentin, do t’u tregojë anëtarëve që e ndjekin nga pas se ai është i ndershëm. I ndershëm sa është, do shohim ç’kanë ato zarfet brenda”, tha Klosi.
jo bre, te kafja e Xhixhes e degjove, lol
=
ahahahhahahaha, nuk e kuptoj pse Tema perhap thashetheme, lol!
Azgan tane jeten kete pune ke ba edhe me fisin tand!Per Ju krahinoret duhet te dale nje ligj ga parlamenti qi nuk kini te drejten me qeverisun deri ne 2035 e pasi te jeni civilizue mundet me iu dhane e drejta me drejtue qeverisjne e nje vandi!Ndaj edhe Shqypnia nuk ka ngrejtun koke keto 30 vite Berishizem sepse ashte nje lufte e eger midis bejraktarizùit dhe civilizimit Europian!Sa per Bashe ai ashte pjelle e saj shpelle e per rrjedhoje nuk na habit fakti qi siç Berisha ka eleminue te tjeret ta kete patun synim edhe per te!Lufte brenda llojit ,por me nje ndryshim sepse tash Sali Berishes ia kam mare çelsin kopil ku futej e strehohej ne rast rreziku per koken sepse atij i ka ardhun koha siç i erdhi edhe Osam Bin Ladnit me e qerue,ndaj dhe ai e din shume mire ket gja ndaj edhe nuk vepron dot.Ndaj mos u shqeteso se ashte lufte brenda llojit .
NJE GJE ESHTE ABSOLUTISHT E SIGURTE QE BERISHA DO TA SHKATERROJE PERFUNDIMISHT PD NE TENTATIVE TE DESHTUAR PER TE SHPETUAR NDAJ KRIMEVE QE I KA BERE SHQIPTAREVE.SHIKOJENI NE FOLTORE SI GENJEN NE MENYREN ME BANALE PA U SKUQUR E PA U ZVERDHUR.
KUSH PO E MBESHTESIN :
1.INJORANTE TRUSHPELARE QE NUK KUPTOJNE ASGJE POR QE DINE VETEM TE ULERIJNE.
2.HAJDUTE, RRUGAÇE E VRASES.
3.NJE GRUP I VOGEL INTELEKTUALESH E DEPUTETESH TE KORRUPTUAR QE KERKOJNE TE KTHEHET KOHA E ARTE KUR VIDHNIN PA TEKLIF E DISA PREJ TYRE NE TEMPERAMENTIN E KRIMINELIT SI IDHULLI I TYRE.
Sa legen qe je mor Azgan.Kur te boni deputet ishte i mire,tani u bo i keq
U takua nje prostitute me nje politikan ne nje lokal per kafe. Ajo i thote une jam prostitute, por jam e virgjer. Ndersa une i thote ai jam politikan, por i pa korruptuar. Ja ky eshte Sali Berisha qe, edhe pse i nxorri uje te zi ketij vendi, nuk ndahet dot nga poshtersite e perjetshme…
E ka tha kete Staniqi serb para teje vogelush.Mos kopjo kaq trashe.Per te destabilizuar Shqiperine mjafton nje vrasje politike dhe gege e toske perleshen mes tyre.Vetem fakti qe me zgjedhjet e fundit per kryetar ne PD ku Berisha e perkrahu Bashen ne veren e sapo kaluar hedh poshte provokimin e sajesen tende.Eshte mire te mos besojme asnje lajm deri me 11 dhjetor.Te shohim tv.ate dite e gazetat menjeane.