Intervista e ambasadores Yuri Kim përgënjeshtron Andi Bushatin

10 Nëntor 2021, 21:39Politika TEMA

Andi Bushati ka komentuar intervistën e ambasadores amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, dhënë për Top Channel.

Sipas tij, Yuri Kim nuk ka folur për korrupsionin.

“Doni te kuptoni se sa e ndershme dhe e vertete eshte intervista e sotme e ambasadores amerikane.

Mos u merrni fare me Bashen apo Berishen, se per ata dihet se ç’thote.

Shikoni vetem kur spjegon se pse nuk vijne investime amerikane ne Shqiperi: permend gjykatat, kaosin e pronave…..as nuk i shkon ne mend te permendi si shkak korrupsionin.

Mjafton kjo per te kuptuar me pas interpretimet per Ramen, Bashen, Berishen, Meten apo qofte dhe patronazhistet”, shkruan Bushati.

Por si është e vërteta? Në fakt, intervista e Yuri Kim përgënjeshtron Andi Bushatin, pasi ambasadorja amerikane e përmend shumë qartë problemin e korrupsionit.

Ja pjesa e intervistës, kur ambasadorja pyetet dhe flet për problemin e korrupsionit.

Cilat janë problemet kryesore që doni që Shqipëria të korrigjojë? Flitet shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ambasadorja Yuri Kim: Keni identifikuar thelbin e problemit në Shqipëri. Kam qenë për thuajse dy vjet këtu dhe kanë qenë shumë të veçantë dhe shumë të mrekullueshëm.

Shoh inteligjencën, sa fort punojnë dhe gëzimin e popullit shqiptar. Ndjej shpresën e tyre, por ndjej edhe frustrimin e tyre dhe Shtetet e Bashkuara, si mike dhe aleate e Shqipërisë dhe si mbështetëse të popullit shqiptar dhe dëshirës së tyre për demokraci, duam të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju mbështetur që ky vend të jetë sa më i drejtë që mundet, sa më demokratik që mundet, sa më i fortë që mundet, dhe sa më i pasur që mundet. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pengesa në atë rrugë.

Ndaj nuk është aksident që në të gjitha raportet tona që nxjerr Departamenti i Shtetit, ne e identifikojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar si shqetësime serioze. Ndaj, do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë, do të vazhdojmë të punojmë me opozitën, do të vazhdojmë të punojmë me shoqërinë civile, do të vazhdojmë të punojmë me organizatat ndërkombëtare për t’i trajtuar këto çështje.

Synimi ynë nuk është vetëm të identifikojmë problemet apo të kritikojmë, kjo është e lehtë. Qëllimi ynë është të punojmë me partnerët për të korrigjuar problemet në mënyrë domethënëse dhe të vërtetë.

4 komente në “Intervista e ambasadores Yuri Kim përgënjeshtron Andi Bushatin”

  1. ben. says:

    Shkurt sipas Kimetes, korupsioni i qeverise luftohet me keshilla, SPAK ka tjeter pune.
    Kot me pyet ,kjo reforma ne drejtesi per ata qe vjedhin presh u be???????

  2. Agim says:

    Kush e lejon kete antiamerikan te flase neper studio televizive duke vjellur vrer per aleatin strategjik te shqiperise. U kthyem ne kohen e socializmit kunder imperializmit American. Duket se top channel eshte nje televizorin antiamerikan kur lejon te tille gjarperinj te ftohen ne cdo emision te flase kunder amerikes.
    Populli shqiptar nuk ka nevoje per te tille analista qe bejne rolin e te zgjuarit.

  3. Rina S says:

    Pirdh pirdh ,nipi i Kapos..!

  4. Shikoji surratin, ti njohësh shpirtin says:

    Në ka njeri mbas berishës që nuk do amerikanët është ky fëlliqësira i ksos bllokut që leh bashkë me nexhon kushon e tij, ku mbasi baballarët e tyre sakatuan njerëz, këta bëjnë demokratin, o robt ku ti keni. Ju o pler duhet të gjykoheni për trashigimtarët e pushtave ku sot, vazhdini ju bëni pushtin demokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje