Lëvizja e Berishës, Arian Çani: Amerikanët nuk janë naivë, kanë gjithmonë një plan B

11 Nëntor 2021, 08:55Politika TEMA

Gazetari Arjan Çani thotë se kriza që shkaktoi në PD shpallja non grata e Sali Berishës nuk është e paparashikuar nga amerikanët.

Çani tha se ka ende gjëra që nuk i dimë lidhur me këtë histori.

Ai theksoi se për amerikanët nuk mund të jetë i paparashikuar fakti që Berisha do të gjente mbështetje në bazë dhe do të çonte përpara nismën e tij.

“Problemi nuk është kaq bardhezi. Gjërat nuk janë siç duken. Në gjithë këtë histori nuk mund të flitet për një krizë basha berisha.

Origjina është shpallja non grata. Ambasadorja amerikane tha që ne nuk kemi punë me Berishën. Jam i bindur që nxjerrja non grata e Berishës ishte një lobim i fuqishëm i miqve të Ramës. Ndryshe do ta kishte firmosur Pompeo dhe jo Blinken.

Ideja është që në këtë histori ne shohim një pjesë të vogël. Pyetja është a mbërrijmë deri te çarja e PD? Duam edhe 1 muaj derisa të mbërrijë Kuvendi.

A do ta lënë amerikanët lojën të vazhdojë deri në fund. Unë nuk di a do të mbërrijmë deri te çarja. E zëmë se deputetët do të shtohen nga 12 në më shumë.

Pikëpyetjet e mia janë: Shpallja non grata u bë se duhej bërë dhe tani po ju ndryshon plani? Apo ka edhe një plan B dhe C.

Nuk besoj që amerikanët të jenë kaq naivë. Ekuacioni që ne po shohim është me disa të panjohura”, tha ai për Mcn.

Lidhur me firmat që ka mbledhur Berisha dhe dorëzimit të kopjeve të tyre, Çani tha se kjo është normale në Shqipëri:

“Nuk e di cila është strategjia e mbështetësve të Berishës. Me siguri duan të mos dorëzojnë origjinalet. Kjo histori sa dramatike, duket edhe komike.

Mendoj se është energji e shkuar dëm, por në Shqipëri kështu funksionojnë gjërat. Për mua mirë bëjnë. Po të isha në vend të doktorit do të jepja kopjet që të merrja reagimin e parë.

Një nga njerëzit e besuar është Gaz Bardhi për Bashën. Është normale, shumë gjëra që nuk duan ti thonë me gojën e tyre liderët i thotë krahu i tyre i djathtë”.

4 komente në “Lëvizja e Berishës, Arian Çani: Amerikanët nuk janë naivë, kanë gjithmonë një plan B”

  1. Loni says:

    Ik mor rrote k…., flet ne hamendje per Ameriken, analizon gjera qe as nuk i di e as nuk do ti dish kurre! Si perherec flet kot dhe ja fut kot pyet e pergjovjesh vete me hamendje. Fuck you dhe kriminelin kufome Sali Berisha!

  2. k says:

    Amerikanët nuk janë shqiptarë.

  3. Ore Arjan ,ore “vella”! Eshte turp per ne qe te degjojme,Yllin,Mithollogun Curri dhe shume nga raca juaj, Made in Sali! Me injorancen tuaj eshte turp te jesh shqiptar! Me servillekun tuaj eshte turp kombetar! Me vjedhjen tuaj eshte nje tradheti e madhe, qe genjeshtren shisni si virtyt! Saliu jo erdhi,por e solli aleanca e kllases puntore me fshatarsine lexo spiunllekun! Saliu eshte e keqja e madhe por edhe ju jeni me keq se kjo me keqe,Sali!

  4. Lomy says:

    Kur te bllokohen parate e sy-piçkes do shihni si do e dredhin dhe anal-istet si puna e çanit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje