Nga Lorenc Vangjeli
Gazmend Bardhi është padyshim një nga katër – pesë figurat më të rëndësishme të opozitës. Jo për shkak të funksionit, por sepse është nga personazhet më të artikuluar në PD-së.
Me yllin që i ndezi Basha mbi kokë, siç kishte bërë me atë vetë Berisha, Bardhi u identifikua katër vjet më parë kur u bë ministër drejtësie për pak kohë mbas marrëveshjes së majit 2017.
Katapultimi i tij në krye të PD-së është shoqëruar me pak faulle dhe hije që kanë nevojë të ndriçohen. Më i rëndësishmi ndër ta, roli i tij në qarkun e Elbasanit si drejtues politik, është ende për t’iu verifikuar. Përfshirja e tij naïve në prologun e skandalit Babale, nuk e bën me faj, sepse ai doli shpejt prej tij sapo kuptoi mekanizmin qesharak të mashtrimit publik.
Në pjesën tjetër ishte krejtësisht korrekt dhe u bë shpejt një “gjah” gazetarësh sepse bënte lajm, ishte polemist dhe gjente argument edhe kur i duhej të zbardhte djallin. Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet në prill, sot ai me të gjitha gjasat do të ishte një nga ikonat e kabinetit Basha.
Për fat të Edi Ramës nuk ndodhi kështu. Dhe sot, në vend të piedestalit të pushtetit që e priste, po të lundrohet në botën virtuale të opozitës, vihet re lehtësisht se ai është shënjeshtra e dytë kryesore e “Friendly Fire”, zjarrit miqësor të armiqësive brenda PD-së; bashkë me Bashën, është tabela e preferuar të goditjeve nga njerëzit e Berishës.
Nga dje në mbrëmje, edhe nën sulmin e kryqëzuar nga ish-aleatja LSI. Me një reagim të shpejtë që dëshmon edhe njëherë se sapo është prekur nervi i zbuluar, aty ku ju dhemb të gjithëve në opozitë.
Gazmend Bardhi preku temën më të nxehtë të debatit që çuditërisht nuk bëhet. Ai foli për kryearsyen e humbjes në 25 prill: mungesën e kohezionit në opozitë. Bardhi fajësoi LSI-në për oreks të shtuar elektoral: “Ju afruam 15 mandate të sigurta në listë, ata pretendonin se merrnin vetë 35 të tillë”, tha ai.
Kryetarja e LSI-së Kryemadhi u përgjigj menjëherë se ky ishte” “…Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”.
Kjo është shenja se marrëdhëniet e ngrira mes dy partive kryesore në opozitë, do të vijojnë të jenë të tendosura. Njëlloj si në të gjithë këtë vit, kur përpara zgjedhjeve, ishte e lehtë të vihej re se distanca mes Bashës nga njëra anë dhe Kryemadhit (dhe Metës), ishte më e madhe se distance që ata kishin me vetë Ramën.
Pavarësisht arsyeve dhe pjesës së fajit reciprok, opozita duhet fajësuar në bllok që ishte e paaftë të bënte në realitet atë që premtonte me pompozitet, që nuk arriti të siguronte kohezion mes pjesëve të saj. Ajo duhet ende të ndjejë peshën e fajit që strategjitë dhe taktikat e saj në politikë, rezultuan të gjitha idiote në rastin më të mirë dhe “kolaboracioniste” me qeverinë në rastin më të keq.
Eshtë ndoshta rast unikal në dynja, që opozita të punojë një gjysmë mandati në favor të qeverisë që kërkon të përmbysë.
Po të gjykohen aktet e opozitës në bazë të rezultatit që ato kanë prodhuar, ky do të ishte përfundimi edhe qesharak, edhe i papritur i lëvizjeve pa bosht ku të mbështeteshin, pa drejtim ky synonin dhe pa qëndrueshmërinë që premtonin. Qoftë kur bëhej fjalë për djegien e mandateteve, qoftë për bojkotin e zgjedhjeve lokale apo bojkotin e tryezës për reformën zgjedhore.
Sot mund të rikthehet në kujtesë deklarata kontraverse e Presidentit Meta që tha se në rast humbjeje të zgjedhjeve nga PD-LSI, ai do të kthehej të merrte drejtimin e opozitës, për të kuptuar se ndarja dhe jo bashkimi, ishte oferta që i afronte blloku opozitar shqiptarëve në 25 prill.
Gazmend Bardhi është aksioner në të gjithë aksionin e opozitës, por jo fajtor kryesor. Ai deri më tani ka mundur të verë gishtin në plagë – mungesa e një fronti opozitar – pavarësisht se është e diskutueshme diagnoza që vë.
Ai sot po denigrohet, fyhet, mallkohet dhe është fajtor për palën tjetër në PD dhe për ish-aleatët në opozitë sepse është në opozitë. Me një rezultat të ndryshëm në 25 prill, me të do të flitej ndryshe dhe të gjithë do ta shihnin ndryshe.
Fitimtarit i falen të gjitha, por ai është në rradhën e humbësve dhe duhet të durojë gurë e drurët që i hedhin kryesisht ata që duhet ta respektonin jo vetëm për shkak të pozicionit zyrtar në parti. Ky është momenti që Bardhi po gabon.
Ai po tenton të sillet si Basha Bis, pavarësisht se duhet të kuptojë se vetë Basha që është sjellë në gjithë këto vite si Berisha Junior, ka humbur çdo garë në epilog. Dy herë kopje të së njëjtës gjë, më së paku dëshmojnë mungesë fantazie.
Sinqeriteti pastaj, nuk është histori që bën hajër në politikën shqiptare dhe Gazmend Bardhi, nuk mund të nxijë ndryshe dhe më mirë të ardhmen e tij në politikë, përveçse duke thënë gjysmë të vërteta.
Vangjel…PD ska qene parti ndersa lsi eshte nje krijese e ilirit qe shqiperi per cudi apo rastesi ngjiti…keshtu do vazhdoje e rames do i rritet e shkurtohet mjekrra ne bulevardin deshmoret e kombit si liberal -demokratet ne japoni qe Jane ne pushtet 75 vjet..thone qe japonia eshte vend demokratik..kethjellohuni edhe ju gazetaret e rrotes(rotacionit),Sic thuhet rendomte ne llaftoret e tv
“Plasen cokollatat dhe ketej”!… ? do te thoshte Jovan Bregu…
Ndersa une pyes fare pa takt: “Mos je ndopak … Gazbardh edhe ti Lorenc?….
Shkruan Lorenci. Pse do thoni ju? Shkruan. Nuk e di as ai perse por shkruan. I ka ngelur zakon. Zaten buken e ka nxjerre duke share PD – ne jete e mot por tani kush paguan te shash nje te qorrollisur si PD.? E megjithate ai shkruan. Sa do ti pelqente ti turrej qeverise . Barkun plot e ka, edhe me kollaj sbehet por aty te ha xhixha. E Lorenci shkruan .
Deklarate dashurie e Lorencit per Gaz Bardhen,pritet reagimi OltCurr Hipopotamit.
lexova vetëm titullin dhe nuk mora vesh gjë, këta gazetarët kujtojnë se do të lexohen nga të huajt që nuk shkruajn shqip.
Lorenc Vangjeli vazhdon te deshtoje me sukses te plote, prej nje kohe bukur te gjate, ne te gjitha sinoptikat e tij per partite, per figurat publike te tyre dhe per skenaret e pritshme politike ne Shqiperi.
Dhe nuk te zhgenjen Lorenci edhe kur shkruan per Gaz Bardhin E PD-se, eminencen gri te Lulzim Bashes, nje portret qe ngjan mjegullisht edhe me Berian e Stalinit, edhe me Gebelsin e Hitlerit, edhe me Kadri Hazbiun e Enverit.
Posti i Sekretarit te Pergjithshem te PD-se eshte kopertura qe vesh rolin e vertete te tij ne Partine Demokratike.
Ai eshte i afte per cdo gje makiaveliste, qe nga idejimi dhe venja ne levizje e skenareve Babale nga studjo profesionale me regji te tipit Salianji, deri tek strukturat paramilitare qe udheheqin sulmet me molotove dhe shkaterrime per te uzurpuar institucionet kushtetuese dhe qeveritare.
Nje risi dhe kulminacion i veprimtarise se Gaz Bardhit pas perdes zyrtare me stemen e PD-se eshte urdheri per te krijuar njesite speciale paramilitare te fushatave elektorale te PD-se, me njerez te armatosur dhe te stervitur per dhune, nje tradite e ringjallur nga bandat e terrorit te hajdutit, horrit, kopukut dhe kurvarit Azem Hajdari, bandat te cilat kontrollonin teritorin e zones se zgjedhjeve dhe linconin dhe tmerronin cdo individ apo strukture te kundershtareve te tyre elektorale.
Kjo praktike ishte edhe ne thelbin e vrasjes ne Elbasan te Xhuvanit ne zgjedhjet e fundit te 25 Prillit, te militantit te PS-se, nje vrasje qe ka mbetur e pandeshkuar pikerisht sepse akoma strukturat e drejtesise dhe hetuesise jane peng i te kaluares kriminale te tyre kur operonin nen urdherat e Oborrit politik e familjar te Berishes.
Kjo praktike e dhunes paramilitare te lumpenit te elektoratit te PD-se, ishte edhe shpresa dhe garancia e ngrefosjes se PD-se, te Berishes, te Lul Bashes dhe Gaz Bardhit se nuk do te lejonin zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 30 Qershorit, me banda dhe gangstere qe djegin qendrat e votimit dhe materjalet zgjedhore dhe qe terrorizojne njerezit qe do tu drejtoheshin qendrave te votimit, (sic i pame Shkoder, nga simotra e zhelexhijes Jozefina, uzurpuesja ilegjitime e postit te kryebashkijakes Voltana injorante e dembele), nje terror qe ne fakt, funksionoi njefare soji, po te kihet ne konsiderate numri i vogel e pjesemarresve ne votime ne ato zgjedhje, nje skenar qe deshtoji gjithesesi te sillte pasoja ne anullimin e zgjedhjeve fale ultimatumit amerikan kunder kujtdo qe do pengonte me dhune keto zgjedhje.
Figura e Gaz Bardhit qe Lorenci yne i pashem ka zgjedhur te lancoje sot per publikun shqiptar, ka disa tipare kryesore qe edhe perbejne shtyllen e tij kurrizore e tij: Gaz Bardhi eshte pa moral dhe pa integritet, eshte njeri i kulisave dhe i skenareve mafioze dhe eshte nje genjeshtar patetik, njelloj si bosi i tij aktual Lul Basha.
Nuk do ta harroj kurre se si, nga nje studjo televizive ku ishte thirrur te jepte ecurine e nje nga skenareve te dhunes qe ishte shpallur per sulmet mbi institucionet gjate nje mitingu te pritshem i pyetur nga nje pjesmarres ne debat nese Partia Demokratike ishte konsultuar me nderkombetaret dhe a kishin marre pelqimin e tyre per keto protesta te dhunshme, pas nje hezitimi te shkurter prej 2 sekondash, fytyra e zbardhur e Gaz Bardhit pohoji me gojen plot( perifrazoj): PO! Kemi informuar nderkombetaret dhe kemi mirekuptimin e tyre!
Ne fakt, jo me vone se te nesermen, deklaratat e nderkombetareve bene te qarte se denonin dhunen dhe mjetet jashte konstitucionale te aksioneve te opozites!
Dhe se fundi, per ta mbyllur kete opinion timin perkunder paraboles lorenciane (apo vangjeliane) mbi portretin e Gaz Bardhit dhe elokuencen e artikulimeve te tij, dua te them me nje fare sigurie racionale se artikulimi mediatik e publik i Gaz Bardhit eshte nje retorike sofiste, eshte nje narrative mashtruese, pa argumenta ose me argumenta te rreme e te shpifura, eshte nje belbezime se ciles i mungon llogjika elementare baze, eshte nje gjelle bajate vetem per konsum te momentit.
Eshte si artikulimi i Sali Berishes para idioteve dhe rrufianeve te faltoreve te tij surrogato, qe masturbohen para idhullit te tyre komunist, bajraktar, autokrat, mafioz, shpifes dhe te korruptuar, kur u deklaron atyre pa pike turpi e skrupulli: une do te lejoj fraksionet ne Partine Demokratike!
A nuk eshte per te qeshur e per te qare njekohesisht?
Pas ketyre mashtrimeve qe mahnisin edhe vete Mul Noken e debilizuar pas Berishes, besoj se te lincuarit nga kapuconet e Berishes te atyre qe mendonin ndryshe ne partine e tij, fillojne dhe u dhembin serish plaget e marra nga dhuna, pikerisht kur po tentonin te shkonin ne forumet e partise se tyre per te shprehur mendimin ndryshe.
Ironia qendron tek fakti se disa nga keto viktima, tani jane pjese e farses se foltoreve te Berishes qe premton lejimin e fraksioneve.
Jane keta qe, ngazellehen qe Lul Basha, nen hostenin e DASH-t e ngriu Kashein e Pavdekshem te PD-se Berishen dhe qe njeherazi ferkojne duart dhe yshtin Berishen qe te heqi qafe Lul Bashen, per tju hapur udhen e lidershipit ne PD dhe neser, ndoshta edhe karriket e ekzekutivit.
Eshte nje beteje unike e ujkut plak Berisha qe drejton kopene qe, i rrethuar dhe i yshtur nga kopeja e kelysheve te tij, zvarriset dhe i skermitet ujkut te ri qe e mekoji dhe e rriti vet, me shpresen se neser, kur te ishte i afte vetem te lepinte putrat e tij plakura, kryeja e re e kopese do ta mbronte dhe mekonte plakun ne qoshen e tij.
Zhvillimet e fundit ne PD, histeria e foltoreve te Berishes qe ne fakt u ofron dishepujve te tij naive, injorante apo edhe rrufjaneve makiaveliste, nje perspektive te erret e pa dalje per partine e tyre dhe per vete Shqiperine, eshte nje tregues i qarte i asaj qe shumica e shqiptareve e dine bukur mire tashme: Partia Demokratike e ka kryer prej kohe misionin qe i pati ngarkuar vetes fale historise dhe rastesise dhe tashme eshte e atrofizuar, eshte kalbur, eshte bere nje parti reaksionare qe eshte nje pengese per zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.
Koha ka ardhur per nje opozite te re, te pa njollosur nga tranzicioni korruptiv 30 vjecar shqiptar, nje parti/opozite me moshe te re, me biografi te re, me shkollim perendimor, me ideale sa qytetare dhe institucionale aq edhe pragmatike ne objektivat e saj, nje opozite qe Berishet e dhjamosur nga krimi dhe korrupsioni, si dhe dhe Lul Basherat me eminenca gri si Gaz Bardhi, te kompromentuar tanime me molotove, me djegje mandatesh dhe me dhune mbi institucionet dhe shtetin ligjor, duhet te flaken ne shporten e karavidheve qe qelben ere jo vetem ne shtepine qe i ka, por edhe ne te gjithe tregun e prodhimeve te detit.