EXIT POLL: Zgjedhjet në Kosovë, ja kush janë fituesit për secilën komunë në raundin e dytë

14 Nëntor 2021, 19:04Rajoni TEMA
EXIT POLL: Zgjedhjet në Kosovë, ja kush janë fituesit për

Është mbyllur procesi i votimit në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Tashmë që kutitë e votimit janë në dorë të numëruesve, janë publikuar EXIT POLL- et që parashikojnë fituesit.

Sipas sondazheve të realizuara nga Albanian Post dhe Instituti “Source”, mësohen rezultatet paraprake për disa nga komunat.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës – përkundër se me rezultat të ngushtë – pas tetë vjetësh, do ta rikthejë Prishtinën.

Përqindja është tejet e afërt, por megjithatë rezultati tregon se Përparim Rama ka 50.98%, derisa Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje ka 49.02 të përqindjes së përgjithshme.

Kjo është përmbysje e rezultatit, meqë në raundin e parë Vitia kishe dalë i pari.

Në zgjedhjet e 17 tetorit Vitia pati fituar 42.33% kurse, Përparim Rama 29.35.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje