Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e dytë për media gjatë ditës së diel, ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e marra nga komisionerët dhe vëzhguesit e partisë së saj, procesi zgjedhor për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale po ecën mbarë dhe pa ndonjë parregullsi të madhe.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për të votuar.
“Kanë mbetur edhe një orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve në Komunat për balotazh, sot është ditë feste për demokracinë, është ditë vendimtare ku qytetari jep verdiktin për të ardhmen katër vjeçare të komunës”, ka thënë Çitaku.
“Ju ftojë të gjithëve që keni të drejtë vote që nuk e keni shfrytëzuar ende të dilni dhe të votoni për ata që do të jenë udhëheqësit e juaj në katër vitet e ardhshme”.
“Në fund të ditës demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, ka përfunduar ajo.
Ju lumte, Kjo eshte opozite Europiane ! Faleminderit , Kure Salehi me zagaret e tij do mesojne nga opozita e Kosoves ?