Ishte vaksinuar me të dyja dozat, humb betejën me COVID-19 mësuesja 40-vjeçare nga Elbasani

14 Nëntor 2021, 12:33Sociale TEMA

Një mësuese 40-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shpreh hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani.

Mësohet se mësuesja e kishte kaluar Covid 19 disa muaj më parë, madje i kishte marrë të dyja dozat e vakinës të cilat nuk ia kursyen jetën. Prej disa ditësh 40 vjecarja kishte shfaqur probleme të shëndetit dhe nga tamponi i shpejtë kishte rezultuar pozitive.

Menjëherë ajo u nis per kurim në kryeqytet ku mjekët konstatuan probleme me trashësinë e gjakut dhe nisën zëvëndësimin e lëndës bazike.

Pavarësisht përpjekjes se mjekëve dhe thirrjes për dhurim gjaku nga familjarë dhe koleg të të ndjerës ajo mbylli sytë këtë të shtunë . Edhe më tragjik këtë rast e bën fakti se vetëm pak muaj më parë 40 vjecarja kishte humbur nënën pasi nuk mundi të përballontë situatën post-covid.

 

2 komente në “Ishte vaksinuar me të dyja dozat, humb betejën me COVID-19 mësuesja 40-vjeçare nga Elbasani”

  1. Tiku says:

    E mira qe keto lajme te shoqerohen edhe me statistiken e % se vdekshmerise se te vaksinuarve se keshtu bruto duket sikur kot e ben vaksinen. Kur do mesoheni te mos missleadni njerezit me lajme!

  2. Roberto says:

    Ngushellime per te familjaret dhe afermit e saj. U prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje