Banorët e fshatit ku ndodhi krimi tronditës: Autori ishte rritur pa prindër, e ëma u martua në Maqedoni

16 Nëntor 2021, 20:00Kronika TEMA

Në shtëpinë e 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij në Fier dhe më pas u mbulua me baltë ka pllakosur zia. Familjarët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që motivet e saj janë ende mister.

Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë. Ai u konstatua nga policia, pas denoncimit të së ëmës.

Fqinjët e tyre shprehet për kamerat se autori ishte rritur në një familje pa nënë dhe pa baba. Ai thotë se ëma ishte martuar në Maqedoni, por shprehet se nuk ka dijeni nëse ka qenë apo jo i dënuar më parë.

“Janë banor të fshatit këtu. Ku dimë ne tani. Na vjen keq se e kemi pasur të lagjes djalin e vogël. Këtu bridhte.

Na ka ardhur keq si për fëmijë tonë. Ishte djalë flori i urtë. Derë më derë ishin. Ky që ka bërë këtë, është rritur pa nënë dhe pa baba.

E ëma është martuar në Maqedoni. Pa prindër. Nuk e dimë nëse ka qenë i dënuar.

Dukej njeri që shikonte punën e tij. Nuk dimë më shumë”, shprehen fqinjët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje