Debate të ashpra janë zhvilluar pasditen e sotme në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati e cilësoi Ramën një njeri sadist që është kopje e Enver Hoxhës, dhe që sipas tij është kthyer në usta për demonizimin e kundërshtarëve.
Basha publikoi dhe një video, në të cilën dëgjohej Edi Rama duke sharë një qytetar.
Ndërkaq Rama i tha se kanë qenë bashkë 6 orë në një takim dhe nuk ka pasur dhunë.
Kryeministri pranoi se ka sharë në videon që publikoi Basha, dhe që sipas tij ka qenë e stisur nga një media.
Por ai sfidoi këdo, të dalë e të thotë që nuk ka sharë njëherë në jetën e vet private.
Basha: Si në Çdo akt tjetër të jetës tënde edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enver Hoxha për të terrorizuar shqiptarët. Sadizmi politik dhe ekonomik, shoqëruar me propagandën e shfrenuar të një mendje të shthurur, e cila shprehjen e vërtetë e ka në biseda si këto që nuk përmbahesh dot, jo në ato që planifikon dhe merr qetësues para se të vish në sallë, janë vegla jote për të nënshtruar mendjet e lira dhe për të zhvendosur boshtin nga normaliteti, nga edukata qytetare, nga dialogu me vartësit, te anomaliteti, te banaliteti.
Te vartësia pa kushte, te masakrimi i dinjitetit njerëzor të çdokujt që të ka qëndruar një rreze 50 cm ndonjëherë në jetën tënde dhe te demonizimi i kundërshtarit, dhe këtu ndonëse e ke filluar si çirak ia ke tejkaluar çdo ustai. Kjo është gjuha jote, ky je ti dhe mjafton “Google Edi Rama fjalor banal”. Ky je ti. Kësaj nuk i fshihesh dot”.
Rama: Fjalori sadist, kriminelet me të cilët ti ke ngrenë janë nën dhe, merr qetësues para se të vish në sallë. Po ku e di ti që unë marr qetësues para se të vij në sallë? E ka marrë nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank. Po ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai.
Njësoj si ustai, por me një ndryshim. Nuk je ustai. As kopje jo. Je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që as nuk të takon, as nuk ka lidhje me gjithë historinë tënde deri kur takove ustain. As nuk ka të bëjë me atë që e quan formimi yt në Holandë, sepse nuk ka njeri të formuar në Holandë dhe përfundon në një imitacion të atij ustai. Nuk ka nuk ndodh. The që mjafton ti kesh qëndruar në një rreze 50 cm për ta kuptuar sa i dhunshëm është.
Ti ke qëndruar 6 orë me mua në atë rreze, të kam dhunuar gjë. Kemi qenë bashkë 6 orë, kemi kaluar shumë mirë, apo jo? Çfarë të bëra unë ty. Meqë ti qenke njeriu që e di që unë jam dhunues, o ty unë të kam dhunuar dhe ti duhet ta thuash që të ndahet ku popull nga një dhunues si puna ime, sepse nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht. Ke detyrë ta thuash, ose duhet përsëri ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai.
Kush usta? Ai që ti the ma ka thënë një demokrat. Në fakt atë nuk ta tha një demokrat ta tha dikush tjetër, që ti e njeh dhe unë e njoh. Që duhet ta kesh përballë që ta njohësh. E pra Lulzim unë atë e kam pasur përballë 30 vjet. Pse e njoh atë shumë mirë, kopjen e tij e njoh 1 km larg.
Të kthehemi tek ajo që the këto si një fëmijë që sheh fshehurazi porno. Harrove që parlamentin këtu e ndjekin të gjitha zonjat? Unë nuk jam i rënë nga qielli.
Nëse këtu ka një burrë që do çohet të më thotë që asnjëherë në jetën e tij në një komunikim privat nuk e ka parë gjuhën t’i shkasë në atë fjalë që unë përmenda, le të çohet. Çohu ti i pari dhe thuaj që kurrë në jetën tënde nuk të ka shkarë gjuha.
Njësoj si kur më nxorrët fotot lakuriq dhe menduat se do më largonit shqiptarët. Në fakt m’i afruat më shumë se shqiptarët nuk hanë bar. Pa pikën e turpit del këtu dhe vë një mikrofon një përgjim të një komunikim privat, duke treguar se nuk të bën përshtypje fare se ua prek ndjenjat të gjitha këtyre grave këtu. Ti nuk je vetja por shëmbëlltyra e krijuar nga ustai.
Ustain tënd nuk e kam pasur ndonjëherë mik. Ke dëgjuar ndonjëherë që unë të them që është armiku ynë i përbashkët. Më ka bërë përshtypje dhe diçka tjetër me dikë prej jush që i ka hipur pentagramit të ustait dhe duket goxha mirë kur flet dhe argumenton. Është çështje e mikroçipit se na turpërove të gjithëve sot. Fole për fjalor banal. Për çfarë fjalor banal e ke fjalën.
Kujtove se do dal dhe do them nuk jam unë. Në mos gabohem është nxjerrë nga një media që ka futur personin që ka telefonuar dhe sot mos gabohem jeni duke e çuar në gjykata. Në fakt keni hapur gjyqe me veten. Përpjekja e hijeve për të dalë në dritë është përpjekje normale. Sot jeni ju si hijet që duan të dalin në diell ndërkohë që ka 30 vjet që përvëlohen nga i diell.
Po cfare bete gjashte ore ju? Asgje s’u komunikua dhe akoma enigem! Cfare bete gjashte ore?!
Shtynë ditën o trim, si sot!! Pse çfarë kujton se bëjnë?! Asgjë! Njëri vjedh dhe tjetri pret të vijë në pushtet që të vjedhë më shumë se i pari….
O Zot sa turpe më vjen kure degjoje keto lloje debatesh në palamentin Shqiptare … Poshte kultura Otomane Turke talibane komuniste.. Sali Berisha Edi Rama ilir Meta dhe Lulzim Basha Jane horra hajdute dhe njerze te poshte pa kulture pa dinjitet pa morale familjare apo njerzore ik zhdukuni …??????
Per 6 ore rresht e kiu Lulin ne bithe dhe Luli qe atehere nuk i shkulet me bitha nga ustai rilindjes
Hahhahha c’fare bene 6 ore bashke??? ???A e ke pare ti filmin ” Tre ore pas gardhit”??????
Haaa po lulja vjen nga nje familje puntoresh refugjat kosove nuk ka se si lulja te kete kulturen tende o gjigande
Lulja eshte ne nje faze kur do te degjojme qe ka varrur veten me litare duket qe nuk eshte ne gjendje te mire psiqike ka mbushur breket me mut berrtete ti nxjeri friken vetes
O Edi, po c’rendesi ka se cben 6 ore keta te dy, rendesi ka qe lulushi eshte kokrra e koqes, ku Edi ka tall .oqet me lulushin, as se shikon se cfar po i ben saliu lulushit, po e ben Mut ngado qe po vete, mut lulushi e mut saliu.
Ta thote Basha Ty. ( Po i beja gojore Edit dhe ti ishe duke duartrokit)
Edi Rama eshte Nr.1
Ato 6 ore i fute Gishtin ne Sume dhe Briti me te madhe O Sa Mire me kene me Ty.!!!!Po tashti po i behet gati Huni me xhunga .A do ta mbaje valle?
O shqiptare. Po cfare behet keshtu ne ate parlament? Si e duroni?
Asnje nuk diskuton per problemin. Mbi 1/2 e kohes Rama-Basha per budallalleqe. Shajne e tallin njeri tjetrin si dy hajdute pelivane qe kerkojne t’i hedhin trute e gomarit atij popullii te tejlodhur.
Ishte 17-maji ajo dite e “bekuar” e Bashes.Ne 6-ore,per nje si Luli qevjen nga Hollanda ,dihet cfare ka ndodhur. Luli duhet te kuptoj se nuk fiton pike me “biseda te pergjuara e rregjistruara”.Mjaft na kujtuat pergjimet e diktatures nga e cila nuk ndaheni dot.