Strehimi i afganëve, Blinken: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

16 Nëntor 2021, 13:35Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderon Shqipërinë për pritjen e refugjatëve afganë.

Letra e sekretarit Blinken iu dorëzua ministres Olta Xhaçka nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Në të, SHBA i shpreh mirënjohjen Shqipërisë “për zemërgjerësinë dhe kurajon.”

“Ndërhyrja juaj në Ministerial për Afganistanin ishte e fuqishme. Kontributi i Shqipërisë, vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Jemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta.”

Në letrën e tij, sekretari amerikan i shtetit thotë se trupat shqiptare në Afganistan kanë dhënë një kontribut për qëndrueshmërinë “sigurinë për forcat tona dhe për popullin afgan.”

1 komente në “Strehimi i afganëve, Blinken: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon”

  1. Let's go Brandon says:

    ahahahahahhahaha, cekun e bardhe…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje