Ministrja Bora Muzhaqi: Kam zbuluar që të rinjtë duan t'i largohen kafeneve, po i përgatisim për të ardhmen

16 Nëntor 2021, 10:39Politika TEMA

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi u shpreh ndër të tjera buxheti në shtet për fëmijët thuhet se është shumë i vogël, por sipas saj është më mirë seç ka qenë më parë.

Ajo shtoi se me fonde të të tretëve, 500 milionëshi do të dyfishohet.

Muzhaqi tha se i ka dëgjuar nga afër nevojat dhe dëshirat e fëmijëve e të rinjve, jo vetëm në Tiranë por edhe ë rrethe, dhe shtoi se i vjen mirë që sheh të rinj që duan t’u largohen kafeneve.

“Ne do krijojmë qendrat e kodimit, që të përgatisim të rinjtë në qendrat e kodimit. Për t’i përgatitur ata për një të ardhme digjitale…Shoh të rinj që duan t’u largohen kafeneve dhe janë më largpamës  për vendin e tyre seç mund të jetë kjo sallë këtu.”

Po ashtu, ministrja Muzhaqi u bëri thirrje deputetëve në sallë që të kujdesen për mënyrën sesi flasin dhe të mbajnë parasysh  se çfarë shembulli u japin fëmijëve. Kujtojmë se të hënën, pas 11 orësh diskutimesh Kuvendi ndërpreu punimet për diskutimin në parim të projektbuxhetit dhe paketës së re fiskale dhe punimet rinisën sot në orë 09:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje