Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha thotë ‘partia jam unë-partia vdes me mua’

16 Nëntor 2021, 09:36Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko bën fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha për pozitat e Partisë Demokratike në ditët e sotme.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Bejko shprehet se Berisha ka plot të drejtë të merret me politikë, por problem i vetëm është se ai është shpallur ‘non-grata’.

Një problem ky tashmë jo vetëm i Berishës, por që përfshin dhe PD-në, çka mund të ishte shmangur, sipas tij.

“Problemi është që z.Berisha ishte shpallur ‘non-grata’, e dinim reperkusionin që do të merrnin SHBA-të, në rast se z.Berisha do të vazhdonte të qëndronte me të.

I njëjti status brenda Partisë Demokratike dhe ata e njoftuan këtë gjë dhe z.Berisha duhet të ishte tërhequr me qëllim që mos e involvonte, mos e fuste sherrin brenda Partisë Demokratike.

Sot, jemi tek fakti që z.Berisha i duhet një parti. Ai nuk e konsideron z.Basha kryetar partie.

Kryesinë e partisë njoftoi që nuk e njeh fare. Domethënë ai thotë ‘Unë jam partia, partia ka lindur me mua, do të vdesë me mua’”, tha Bejko.

1 komente në “Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha thotë ‘partia jam unë-partia vdes me mua’”

  1. Ari says:

    Eshte mendesia dhe fryma e enverizmit, madje me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje