I kërkojnë të kërkojë ndjesë për fjalorin, profesor Gjekmarkaj: Pusho derrkuc, me zë si kukull. Flas për afinite erotikee të sulltanëve dhe seksuale

16 Nëntor 2021, 11:59Politika TEMA

Një deklaratë e një dite më parë nga deputeti Agron Gjekmarkaj është bërë shkak për një debat sot në Kuvend. Fraza “harem politik” e përdorur prej tij ka ndezur debatin mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.

Deputetja Grida Duma ftoi Gjekmarkaj të kërkonte falje, por ky i fundit nuk e bëri një gjë të tillë. Kjo gjë ka nxehur ministren Belinda Balluku, e cila i tha se nëse ai e ka normale fjalën harem në familjen e tij, edhe ajo do ta pranonte me kënaqësi krahasimin.

Grida Duma: Zonjë e nderuar, po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj. Nëse e ka  përdorur fjalën harem të kërkojë ndjesë publikisht. T’ju kërkoj ndjesë, nëse harem është një çështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst, po ua them qartazi këtu.

Ndërhyrje nga salla, për fjalën metaforë

Grida Duma: Po s’ka problem doni ta heq prapashtesën. E dyta tani në të njëjtin duel që na ftove, do çohesh dhe të thuash ‘ndjesë zonja Duma’ që Kryeministri iu përdori foton për fushatë.

Në të njjtin duel do çohesh dhe do thuash se është vonë, se ka ndodhur që në Prill. Unë ju kam parë në një foto që keni thënë se patronazhistët janë fëmijët e mi, ju kam pëlqyer aty. Do çoheni dhe do thoni ndjesë se nuk thash asgjë për atë linçim se është kryeministri im.

Unë e kam nderin t’ja them kolegut tim dhe jam e bindur se më mirëkupton. Nuk është fyese që them nuk ekzistoni por është ndërgjegjësuese. Kurrë nuk kam përdorur asnjë fjalë, por ju shqetësoheni se fjala ime zë peshë. Dhe këtë pranojeni kaq.

Agron Gjekmarkaj: Po zonja kryetare.

Dikush ngrihet e flet nga vendi.

Agron Gjekmarkaj: Ulu more ça e ke atë zë si kukull. Dua t’i shpjegoj zonjës ministri që sigurisht që e kam pasur si koncept politik, është hasur që në Epin e Giglameshit, tek Odisea etj. Jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë të afiniteve erotike të sulltanëve dhe seksuale të sulltanëve, por si koncept politik.

Balluku ndërhyn nga vendi, Gjekmarkaj ngre zërin

Agron Gjekmarkaj: Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujtdo me atë ton mos më fol mua.

Ndërhyn Erion Braçe nga vendi

Agron Gjekmarkaj: Pusho more ti derrkuc.

Lindita Nikolla: Zoti Gjekmarkaj mos vazhdoni me fyerjet.

Agron Gjekmarkaj: Numëro më pak para dhe kupto çfarë është haermi politik.

Lindita Nikolla: Sërish nuk kërkuat falje dhe kjo është e trishtë.

Balluku: Pavarësisht se keni bërë një falje publike, sot po thoni që është gjë normale, metaforë normale. Nëse është normale, do keni një grua në familje, në mos vajzë, grua, nënë. Por nëse për ju kjo është normale në familjen tuaj ne e pranojmë me kënaqësi këtë gjë.

18 komente në “I kërkojnë të kërkojë ndjesë për fjalorin, profesor Gjekmarkaj: Pusho derrkuc, me zë si kukull. Flas për afinite erotikee të sulltanëve dhe seksuale”

  1. ?????????????????? says:

    Keta Jane njerze të poshte tē gjith hajduta dhe kriminel o njerze mose merri. me ta ..po doli nje parti e re me kulture e dinjitet le ti votome.. keta Jane horra te gjith poshte mentalitet Turk Otomane Talibane komunist poshte korrupsjoni dhe hajdutrija

  2. goni says:

    per cfare duhet te flitet dhe cfare ndodh ne realitet ne ate parament plot me te korruptuar idiote,injorante dhe lepires .
    ata 140 vete aty jane nje kancer per kete vend me ate lloj retorike /fjalori/…..mizerabel……..dhe shqipot kenaqen duke qeshur me njerin ose tjetrin …….cmenduri

    1. Gent says:

      Për sa ķohë ska luftë civile, është OK

  3. Shaqo says:

    Gjate gjithe ekzidtences se saj PD ka perdorur nje fjalor rrugesh, ia kane zili edhe rrugacet me te qyteteruar. Kjo eshte si baza dhe kupola e PD. Populli i civilizuar nuk e duron me kete fjalor, prandaj dhe PD nuk FITON kurre e s’ka per te fituar. Nuk gjen midis tyre nje te sakte, qytetar apo fshatar qofte. Eshte fjalor i njerezve injorante, jepi shkolle sa te duash Gjekmarkut, ai si dhe te tjeret aty, pavarsisht kollareve, si corapet e bardha, por te palara dikur, e kane ne gen ate menyre sjellje, do disa breza te ndryshoj fara, duhet klonuar me kulture tjeter, ashtu si beri Enveri ne monizem, dergoi intelektuale nfa jugu ne veri, por nuk perfundoi se ra sistemi, dhe ata ngelen ne te njejtin nivel, duke shkaterriar dhe faren e klonuar. Qyretaret jane larguar nga PD, nuk pritet ndryshim.

  4. Mallkimi i nënave rëntë mbi ty Gjekmarkaj . says:

    Kjo fityrë e ndyrë injorante , nuk mund të hedh baltë mbi gruan .
    Ky maskara do ta paguaj me urrejtjen dhe përbuzjen e ne grave , deri sa të jet mbi dhe .
    Jam nënë dhe turpi mbuloftë nënën wë të lindi dhe të edukoi kështu .
    Shtazëria ka lënë gjurmë të thella tek ty dhe soji jot .

  5. ?? says:

    KY MË ËSHTË DUKUR GJITHMON SI RRACË SËRBE .

    1. Them une says:

      Rraca Serbe eshte shume më e mire per veten e vet dhe per shtetin e tyre por keta Jane Turqe Otomane Talibane që shkatrrone shtetin dhe kombin e vet.. dhe veq Shane dhe vjedhin..

  6. Shqiptari says:

    Gjekmarkaj dhe kultura e tij “perendimore” me nje master ne La Sapiensa,dhe Gjekmarkaj malesor nga Mirdita me nje diplome baçelor ne Filiologjik,nuk e bejne ate nje individ me kulture dhe etike prej nje civili te qyteteruar.
    Nisur nga ligjerimet e tij publike,te lodhshme,tendencioze pse jo dhe pa sens,dhe gjithmone
    me nivel te ulet,pa ide,te mbushura me banalitete e kane plotesuar figuren “intelektuale” te Agronit te vertete.
    Per fat te keq,ky individ pretendon se eshte i vetmi njeri i kulturuar dhe i lexuar.
    Kete delir ai mundohet t’a demonstroje publikisht duke e mbushur ligjerimin e tij me fyerje dhe banalitete.
    Rastin konkret te epitetit”harem politik” tenton t’a justifikoje me ngjarje nga lashtesia, antikiteti dhe periudha Osmane.
    Ky qyqar kokorroç qesharak mendon se vetem ai ka lexuar,ai eshte “euriditi” qe rezaton me dijet e tij te medha.
    Por si njeri i vogel genjen,mundohet te justifikoje moralin e tij te origjines nga “familje te medha te Oroshit” ne antikitetin,me ngjarje qe nuk kane lidhje me rastin.
    Sipas Homerit,Agamemnoni,Akili dhe te tjere kushin shkuar ne Troje ne te dashura,Hetera( Grisejda,Brisejda etj), qendrimi ne ishullin e Çirçes ku kishte vetem gra,tregojne dhe flasin per orgji me gra qe prostituojne,jane gra qe sot punojne si “punonjese seksi” te Dritat e Kuqe.
    Edhe ne kohen e Sulejmanit te madherushem(1496-1566) ndonese ai ishte i martuar me Hyrem hanemin,ne Top Kapi ishte Haremi,ambienti i konkubinave,grave te sulltanit me te cilat ai bente seks dhe linte trashegimtare.
    Sulejmani ne Harem kishte 146 konkubina,gra seksi.
    Sulltani i 10-te,i madherishmi kishte 6 femije me Hyremin,Rokselanen nga Ukrahina,por dhe dhjetera femije te tjere me grate e Haremit.Kjo berdello e madhe legale e sulltaneve qe ne fillim te viteve 1900 shkoi deri ne 900 konkubina u imitua dhe nga tirane te tjere ne bote
    Eshte e pafalshme per nje ploitikan te perdore epitete te tilla per zonja,aq me teper per perfaqesueset e popullit.
    Nese e ben per kundrapeshe ndaj Rames gabon dyfish.
    Perdorimi i thenies Balone Tauke,balone Tabake” mendoj se nuk eshte normal pasi cenon nje zonje,por Rama eshte ne fin,me qytetar(Zonja ngjane me nje balone be ajer) kaq!
    Por te kthesh ne (harem,bordello,shtepi seksi),qofte dhe duke i krahasuar ne menyre figurative,metafirike,ironike tere grate e nje institucioni kaq serioz,parlament,qeveri, eshte fyese,banale,ordinere.
    Ky fjalor eshte i denje per individe ordiner,individe rruge.
    Besoj se Gjekmarkaj duhet te kete grua,moter,vajze.Kaq!

  7. ??? says:

    Harremi i Gjakmarkajt ka standart .
    Është harrem Gjakmarkajsh , me dryna hekuri s’ka ashik që i hap dot .

  8. Njerez arkaike,injorente jane mbledhur ne PD! Si ka mundesi qe ky malesor fshatar ne mentalitet ,islamik!

  9. Patrioti says:

    Nje injorant tipik si ish udheheqesi i tij i shpallur _non grata_, lapaqen per tu dukur gjoja profesor, e ka nga pordhaclleku krahinor. !

  10. Toma says:

    Ky “shqiptari” me lart qeka rrote sallami.
    Po i tha Derrkuc..

  11. Skenderbegasi says:

    Eshte e veshtire
    te jesh besimtar,
    kur Gjekmarkajn
    nuk e vrete rrufeja.
    Por profja eshte aq I zgjuar
    sa here bien rrufe Goni
    falen ne kishe,
    jo se eshte aq besimtar
    por e di qe pika
    me e larte ne kishe
    eshte rrufepritesja.
    Nuk e di
    a ka ne parlamente
    nje te tille
    se ndryshe
    na muaret ne qafe.

  12. Bato says:

    Po çfar pret nga shpellari gjek.malok i leshuar nga pylli,ku e gjeti kulturen ai.Si e pranojne studentet ne auditor kete palaço.

  13. Zoni ijes says:

    SHQUPIT duhet ti vendoset flaka se bashku me keta bandit
    PD historikisht eshte kundera interesave te vendit
    Shife kete kuqon e mirdites cfare cop kari eshte

  14. Alban says:

    Ky do parmenden or taj…
    Turp qe eshte profesor, dhe deputet..

  15. Po ti lexoje Gjek markaj komentet e juaja,me nje nenqeshje ironike,do te thonte : Mir un qe jam arrogant ,po ju qe komentoni perse jeni kaq injoranta dhe beni te zgjutin ! Shkoni larg ne shekuj,dhe tok te huaj,duke shkruar, per Iliaden e homerin,dhe nuk dini per historin dhe gjeografin e vendit ku jetoni ! Gjek Markaj ne nje intervist te koheve te fundit,thonte se ishte nga zona e nen Shkodres, (dhe ne mos gabohe ai duhet te jet Malsor) dhe jo Mirditor . Jemi katandisur ne Popull pa identitet dhe komik ! Mallkojm veten,kur Shteti yn nenshkruan marreveshje me vendet Islamike,duke then se ne nuk jemi nga ajo rrac ! Degjojm emra autokton Arbnor,Gjek,Mark,Pjeter,Nue,,, dhe themi me perbuzje : Kta jan Malok,un nuk bej pjes ne ket rrac ! Deshirojm te jemi, ata qe sjemi ! Me Lugen ne brez,ju versulemi vendeve te huaja,si gjynafqar,dhe sapo te marrim veten,kthehemi ne origjinen ton , arrogat,fodull dhe mosmirnjohes . Bela e madhe,per mu si Autokton ( me shum krenari) dhe bela per ju qe se se kush jeni dhe nga vini.

  16. Po ti lexoje Gjek markaj komentet e juaja,me nje nenqeshje ironike,do te thonte : Mir un qe jam arrogant ,po ju qe komentoni perse jeni kaq injoranta dhe beni te zgjutin ! Shkoni larg ne shekuj,dhe tok te huaj,duke shkruar, per Iliaden e homerin,dhe nuk dini per historin dhe gjeografin e vendit ku jetoni ! Gjek Markaj ne nje intervist te koheve te fundit,thonte se ishte nga zona e nen Shkodres, (dhe ne mos gabohe ai duhet te jet Malsor) dhe jo Mirditor . Jemi katandisur ne Popull pa identitet dhe komik ! Mallkojm veten,kur Shteti yn nenshkruan marreveshje me vendet Islamike,duke then se ne nuk jemi nga ajo rrac ! Degjojm emra autokton Arbnor,Gjek,Mark,Pjeter,Nue,,, dhe themi me perbuzje : Kta jan Malok,un nuk bej pjes ne ket rrac ! Deshirojm te jemi, ata qe sjemi ! Me Lugen ne brez,ju versulemi vendeve te huaja,si gjynafqar,dhe sapo te marrim veten,kthehemi ne origjinen ton , arrogat,fodull dhe mosmirnjohes . Bela e madhe,per mu si Autokton ( me shum krenari) dhe bela per ju qe se dini, kush jeni dhe nga vini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje