SKANDALI: Mashtrimi me firmat e 'Foltores' së Berishës, gazetarja e Fiksit firmos si delegate

16 Nëntor 2021, 20:30Politika TEMA
SKANDALI: Mashtrimi me firmat e 'Foltores' së

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin  e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin  pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane”  të  “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit.

Gazetarja kontakton me organizatoret e takimit te Berishës në Sarandë, të cilët vetprezanohen si anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

Ata e orientojnë të takojë  një zonjë me emrin Manjola, e cila,sipas tyre ka edhe nje zyrë arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ku mban edhe formularët e Berishës.

Më pas gazetares së Fiksit i sjellin një formular, ku shënon gjeneralitetet e saj, deklaron se i përket seksionit 4 të PD-së ,por nuk paraqet asnjë dokument tjetër që ta vërtetojë këtë dhe firmos formularin e gatshëm.

Madje gjatë firmosjes, organizatorët kërkojnë që ta filmojnë,në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj.

Sali Berisha, gjatë javëve të fundit ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur  firmat  e delegatëve.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarsisë do ta shëndërrojë PD-në në forcën e papmposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik.”-deklaroi Berisha dy ditë më parë. Por Fiks Fare tregoi sesi në këto lista firmosin edhe persona që nuk janë anëtarë të PD-së dhe as të FRD-së.

Disa ditë më parë duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat

11 komente në “SKANDALI: Mashtrimi me firmat e ‘Foltores’ së Berishës, gazetarja e Fiksit firmos si delegate”

  1. Sam says:

    keta edhe veten e genjejne, edhe veten e vjedhin , dhe le pastaj se cfar mund te bejne me shqiperine tone

    1. Anila says:

      E cfare lidhje ka qe ka firmos?? Pytja eshte a e kane depozituar firmen e kesaj si delegate? Se dhe une mund te firmos qe jam mbreteresha e anglise

      1. ben. says:

        1. Anila saktesimi jot eshte i vertete, sepse verifikimi i firmave behet ,me pas.
        2. Futja ne loje e fiksit dhe top kanalit, ne krah te lul bashes, tregon edhe njehere se nuk ka dallim ku fillon rilndja e ed rames dhe ku mbaron republika e re e lulzim bashes.
        3. Ishte fat i madh per shqiperine qe luli basha nuk fitoi ne 25 prill sepse do kishim kryetar qeverie lul bashen dhe kryetar opozite erion veline.

    2. k says:

      Kjo gazetarja është e paguar nga Sorosi të shpifi kundër fisnikut sali që Po lufton per demokracine në shqipëri .

  2. Dajti says:

    Horra kan qene,horra jan, qe te gjithe kan bere shkollen e kryehorrit Sali kriminelit.

  3. zalua says:

    Vidh epirdh.edhe luli te njejten gje ben.

  4. Taulant says:

    Mjaftojn 1800 delegate per te thirrur kuvendin
    Deri tani kane firmosur 4600 .
    Mund te kete edhe firma qe nuk jane te delegateve.
    Por shumica jane delegate.
    Kete gje e di shume mire Luli por nuk e pranon.

  5. Scutari says:

    Nuk e besoj se ka ende njeri normal që beson se Berisha që nga 1996 të bëjë çfarëdolloj zgjedhjeje apo votimi pa e vjedhur si do ai!!

  6. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    Per hajduteri votash te gjithe njesoj jeni ndaj mos fajesoni vetem Saleh Plehun por edhe Edvin drogen qe qelbi Shqiperine me blerje e vjedhje votash.

  7. Redi says:

    Se firmose formularin, nuk do te thot se do jesh ne kuvend me te drejte vote dhe as llogaritesh si pjese e 1/4 qe ka nevoj kuvendi per tu mbledhur, he shpirti i vogel i fixit. Se fix ja keni fut kot!

  8. O Sali plera! Po lere PD te vazhdoje rrugen e saj te reformimit dhe te organizimit e te shkole drejt fitores. Te na e heqi qafe Ramen qe e mbyti Shqiperine me korupsjon. I pleqro ne shtepi me ato leke qe ke vjedhur para se te vije ora te japesh llogari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje