Politika shqiptare është përplot mite, një ndër ato është ai të rinjve si nevojë për të zëvëndësuarit të vjetrit. Por nuk sqarohet: si moshë apo si mendësi? Se bash kjo e fundit e ka zhbërë të parën.
Salianji qe prova më e fundit. I ri vërtet, edhe mësimdhënës në një universitet, por e ke të vështirë, te ai apo të ngjashëm me të, të veçosh qoftë dhe një cilësi të spikatur; tërheqëse, inspiruese, kulturuese, edukuese. E kundërta dhe e thënë pa drojë: një katastrofë hem politike dhe hem etike.
U përplas dje me Erion Braçen, duke e akuzuar qesim, siç sajoi qesim një videopërgjim me personazh vëllanë e Fatmir Xhafës. Nuk duhej të qe më në politikë pas këtij akti, qartazi të provuar, edhe pa vendim gjykate. Madje as në jetën publike(në fakt, nuk dihet se për çfarë do ishte në jetën publike nëse s’do qe në atë politike). Por është, pacipësisht.
Sepse pacipërisht gjallon dhe në politikë. Prej kur u shfaq në politikë, idendifikohet jo për sharm mendimi, jo për ide, jo për finesë komunikative, aspak për inteligjencë ngacmuese, aq më pak për diapazon kulturor, por për sherrnaja pa pikë kuptimi e për proçka përgjuese.
Ku është i riu këtu, ku është e reja në politikë? Aq më shumë kur sforcohesh të kuptosh se në ç’fushë është kompetent ky njeri, i cili kur flet duhet të të shtang me argument? Askund!
Sepse, referuar përplasjes me Braçen, vërtet dhe ky i fundit ka cene në komunikim, një gjuhë frelëshauar në disa raste, ama larg aferave, përfloljeve për to dhe, e ke inat por jepi hakun, kur merr fjalën për tema të mprehta ekonomike e financiare, të imponon dëgjim me kujdes.
Qe ndër ata në vitet e opozitës së PS-së, i cili kur denonconte aferat e qeverisjes së PD-së, askush nga kjo e fundit s’kishte këllqe ta kundërshtonte. Kësisoj, vështirë i akuzueshëm, që veç një karakter i keq politik(ndoshta dhe njerëzor si i Salianjit) mund të bëjë.
Dhe nuk është i vetmi, nuk është rast i veçuar. Te i gjithë spektri në përgjithësi, por te opozita në veçanti, gjaku i ri rezulton i prishur!(Tesheshi)
Salianji njeri ordiner nuk ka te ardhme politike.
SALIHANI NGA LOZHANI
COBAN ME DHI KA QENE
CFAR PRISNI PE ATIJ
KUR ISH COBAN GJYSMAT E DHIVE SILLTE NE FSHAT
Cfar prisni pe ketij sojliu
Mesimdhenes te universiteti i Cacit behet kushdo. Nuk perben vlere te shtuar. Vlere e shtuar eshte bythqirja e faktuar ne videot e rregjistruara ne Rolling Hill. Hahaha, politikan i bythes. Zarbo rrugesh.
SALIHANI NGA LOZHANI
COBAN ME DHI KA QENE
CFAR PRISNI PE ATIJ
KUR ISH COBAN GJYSMAT E DHIVE SILLTE NE FSHAT
Cfar prisni pe ketij sojliu,,,,,,,,,,
Mua me duket se e ka shkruajtur Brace kete ose nga Berati se hem per edhe ne gjuhen shqipe nuk ka . Jo se kam ndonje simpat’hi per te dy
Nuk kemi pse cuditemi.Keshtu jane afirmuar ne politike si trima budallenj edhe Taulanti,Erisa tani Salianji me gjasa edhe Balliu pse cuditeni ju te Temes .Ka edhe shume te tjere po kush ja u kujton emrat sa laro e balo ka politika shqiptare.
Saljani meqe shkon ne parlament gjuan edhe Gridaren! Se eshte pickaxhi ky! Duket ne surrat qe eshte 24 karat KATUNAR… vetem se eshte KATUNAR. Bio
Je ne suis pas curiex mais je veux savoir
Cfare profesioni ka ky trapi sali anji
Please
Keshtu ndodh kur ne politike futen rrugace dhe injorant qe sherbejne vetem si jenicere te bosit !!!!!!
Njeri me tru nga PD më duket vetëm ai Alizoti!! Këta të tjerët janë ordinerë!!
Ky salianji eshte fytyra e vertet e PD-s dhe ngjané si ata barijt katerkembesh te deleve qe lehin nga frika edhe kur shef hijen e vet, sidoqofte kuvendi duhet ti tregoj vendin se per rrugaq si ai ska vend ne kuvend e meqe skemi as xhungel duhet ti hapet spaqi.
Llafazan…nivel mjeran…babale ne parlament.
Salianji eshte nje funderrine lozhani qe si ka ik era qepes akoma
Bravo autorit ti shkrimit qe ngre per diskutim nje teme per te riun democrat. Salianji eshte nje njeri fallco, fshatare I neveritshem, tund nje kullore por kanatjeren e ka te dhjere nga pleshtat e dhive, nuk behet dot kurre nje person i rendesishem publik,
Salianjin e vertete na e jep fotografia e tij ne plazhe qe flet per me shume se 1000 fjale.