Fiks Fare denoncoi edhe mbrëmjen e së mërkurës parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.
Pas firmosjes së formularit në Sarandë nga ana e gazetares së Fiksit pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera .
Fiksi tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë Krujë.
Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firm.
E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021.
Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.
Gazetarët e Fiksit marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha.
Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.
Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë
Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?
Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.
Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.
Fiksi – Po po po.
Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.
Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.
Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.
Fiksi – Po pa merak.
Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.
Fiksi – Asgjë.
Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false
Debila akoma nuk e keni kuptuar qe delegatet potencial qe kane firmosur shpallen delegat me te drejta te plota vetem mbas qe te behet vertetimi i tyre ne daten 11 dhjetor.
Formularet do te verifikohen ne daten 11 dhjetor ku cdo i pranishem duhet qe te identifikohet me karte identiteti dhe kart anetaresie.
Basha dhe ekipi i tij n.q.s duan te kontrollojn procesin duhet qe te paraqesin perfaqesuesit e tyre ne komisione.
Eshte deklaruar qe procesi i verifikimit do te behet edhe ne pranin e medias.
Pavaresisht se kush është Berisha dhe debilat qe I shkojnë nga mbrapa, kjo nuk tregon gje.
Keto idiotesira ndodhin me PS edhe PD, me Ilir Metën dhe Kujtim Gjuzin.
Keshtu jemi ne shqipëtarët. Qofte Taulant Debili, apo Sali Krimineli, apo fshatari i varfër, ose votuesit e mençur gri, kane dale te tere nga ky popull.
Edhe keta gazetaret e Fiks-it nuk kane ekspozuar ndonje gje qe nuk dihet nga te gjithë.
Nuk eshte e nevojshme qe te ekspozohet ky fenomen per te kuptuar qe Saliu eshte Komunisti I Devotshem, nxenesi i zellshem i Enverit, dhe te gjithe ata qe i shkojne nga mbrapa Jane vetem nje tufe dumbabistash rrumpalle, haleja e Kombit.
Nga keto fenomene ke perdite ne çdo qytetvdhe fshat te Shqipërisë.
Și u bëke delegat pa duke plotësuar një formular që vetëm delegatët e plotësojnë? Është si të marrësh shtetësinë e një vendi duke shkuar për të votuar…….
Po perse na qenkeni cuditur juve more zoterinj per fallsifikimet e Berishes?
Ai me vota te fallsifikuara u be dy here K.Minister i Shqiperise.
PD eshte nje sinonim tjeter i fjaleve “vjedhje”, “falsifikim”, “krim”, “vrasje” e te tjera si keto.
Shikoni se kush ka mbetur pjese e lidershipit te ketij grupi kriminal dhe gjykoni vete.
Ne nevojtoret (foltoret) e Berishes kane marre pjese nga cdo kategori e krimineleve, qe nga vrasesit, e deri ke vjedhesit e xhepave.
Fatkeqesia jone eshte se nuk kemi opozite qe ti kundervihet Rames dhe PS-se, qe te korrigjojne vendimet e qeverise socialiste per te miren e popullit.
Nuk eshte e veshtire sot te falsifikosh nje formulare aa me teper kur e ben me dashakeqesi.Patronazhiste si keta topet e topit i gjen me tufa.Kjo nuk ja ul vleraf levizjes se opozites qe eshte kethyer ne shprese eshte zgjuar nga gjumi i Lulezimit.Pa kete levizje Edin,dhe gjithe Rilindjen ne kurriz do ta kemi edhe 30 vjet.
Stuhi ne gote!! Ju vetem se po promo oni Berishen i cili po tregohet gjigand per alle te gjithe koneve…. Ta zeme se jane 1000 fleta fallco.. E pastaj??? Mjaftojne per te mbledhur kuvendin edhe 3000 firma! Me ndihmen e Amerikes dhe po i rruani bishtin Sali Beishes… Imagjinoni cfare do ti benit pa Amerike…..