Lulzim Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD

17 Nëntor 2021, 17:09Politika TEMA
Lulzim Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD

Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Basha shtoi se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend “ne dalim të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE”.

Më tej, Basha kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha.

“Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim.

E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo.

Kush shkel vendimin e Kryesise së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, u shpreh Basha.

“Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, shtoi Basha.

15 komente në “Lulzim Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD”

  1. Blerti says:

    O Lulke ,do te heqim zvarre nga zyra ,Do ta mbyllim ate zyre per ty dhe tet kunat. Ajo zyre nuk do jete me zyre e bizneseve te tua te ndyra. Cmendon ti idit ? Se mbaron ne 11? Ne ditet ne vazhdim me dhjetra mijera anetare te PD-se do te futen ne Shqup per te marre Partine e tyre ne dore, do apo s’do Sali Berisha.Ti mbaj gruan (thone qe te ka nen thunder) dhe kunatin.

  2. Roland says:

    O Luli.Do te perjashtosh nga Partia Sali Berishen dhe pesemije anetaret e kuvendit kombetar? Asgje e re …gjithnje deshperim dhe absurd veprimi jot. O Luli, do te heqim zvsrre shkalleve te Shqupit pasi te te shkarkojme me te drejten e STATUTIT e te ZOTIT.

  3. ilir says:

    Ne nuk duam Berishen o Lulezim.Ne thjesht te perbuzim ty!

  4. KOZi... says:

    Mendoj qe Basha e kryesia aktuale nuk ka tager per vendime ! Eshte shpallur kuvendi i dates 11 sipas firmetarve mbeshtetur ne statut! Basha te thote e zbaton thirrjen e firmetarve dhe vjen me 11 ose jo ! nuk qendron data 18 aq me teper qe gazetaret do fokusohen tek kourumi dhe nuk do lene lajm bosh ! Ne rast se ka pjesmarrje mbi 50% me 11 cfare eshte data 18?

    1. Ilir says:

      Amerika mendon ndryshe. Eshte Koha te shqitet sali berisha prej PD. Kjo eshte VULOSUR. Shqiperise i duhet nje opozite e shendetshme, ne gjendje te ofroje nje alternative qeverisese, te shkoje ne zgjedhje e ti fitoje. PD aktuale, eshte thjeshte nje vendstrehim horrash qe NUK I SHERBEN Shqiperise por vetem ca HORRAVE te medhenj qe rrethohen prej horrave me te vegjel. Horrat e vegjel po mblidhen per te mbrojtur saliun e madh, milionat e argites Jamarberit e Shkelzenit, jo PD-né . PDja do te PASTROHET. E ka vendosur Amerika, por qorrat akoma se kuptojne.

  5. Tersi says:

    Po po o lulkê! Do futen dhjetra mijra në shqup dhe do marin zyrat , njësoj si grushtshteti i 98! Apo ato ditë kolovatshe në tullumbace o çerr dhe nuk e di se më në fund, edhe pse mori e dogji kryeministrinë rtsh etj, morën carin dhe ikên me bisht ndêrshal skutave dhe shpellave nga dolën !.

  6. Idrizi says:

    Saliu me ” foltoristet” e tij,jane jashte cdo sjelljeje statutory.
    Ne filling kerkoji mbledhjen e forumeve per ndryahime te statutory.Nje mbledhje e Kuvendit nuk behet si petullat me the,kerkon pergatitje dhe behet njoftim para nje muaji.
    Kur spiunet e Saliut ne SHQUP,morren vesh se Po pergatej mbledhja e ketij Kuvendi,Saliu,menjehere mori “Vendin” si mbreti qemoti,te mbidhen firma e te mos I verifikoje askush dhe te njoftoje nje date ” mbledhje” te Kuvendit,pa pyetur as “firmetaret”.Deri me sot,nuk kemi degjuar te jet bere nje mbledhje e 4200 ” firmetaret”….
    Ja keshtu Saliu siguron “sovranitetin” e PD-se,Duke e konsideruar si nje letter higjenike,per te pastruar mucilleqet e tij dhe te familjes te tij.

  7. Kreshnik says:

    Kete skuth kryetar edhe ne telefon ta marresh behesh pis.

  8. Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel says:

    O lulash,nuk i njeh cecenet e saliut ti….
    Keta vrane azemin e olldashin(qe te fitoje ti) dhe bene heronj,kurse ty te nxjerin per gjah ,kujdes tropojanet e pa bese

  9. drini says:

    O Lulezim, po beje nje mbledhje ne baze o zoteri! Mbase i mbledh 30 vete ….po bej nje dalje perpara analisteve dhe jo kones Rakipllari…Rama del perballe kundershtareve me te eger te tije: Bushatit, abilekaj, Shkullakut. Ti si skuth qe je fshihesh pas mureve te shqipit.

  10. Andrea says:

    Lexoj shume komentues qe kundershtojne Bashen, por asnje nuk merr persiper te ballafaqohet me Bashen, apo sherbetorin e tij me te afert, Bardhi, dhe tu tregoje qe kane firmosur largimin e tyre.
    Keta 4500 firmetare i u duhet te “dalin” prej kasafortes se Palokes , te organizuar te shkojne kokeulur tek varri i Sokol Olldashit qe kete 20 Nentor behen 8 vite nga ndarja nga jeta, t’i kerkojne te falur per vendimarrjen e gabuar dhe tejet te fajshme qe morren duke perzgjedhur Bashen , (vendimarrje e parapregatitur dhe e diktuar nge vete Berisha , pasi e shikonte Olldashin si rival te pakompromis dhe te pamundur per ta terhequr prej hunde, sic edhe beri keto 8 vjete me Bashen ), dhe me pas te grumbullohen ne oborrin e Shqupit PD – me ze dhe figure ti vertetojne Bashes, Bardhit dhe mbeshtetesve te tyre se duhet te perulen perballe tyre, se kane gabuar qe qorrazi i kane votuar .
    Duhet te marrin fund hund-terheqesit e turmave, te cfaredo moshe apo kallepi !

  11. Tirona says:

    …… dhe fundi i Berishizmit do te vije me 18 Dhjetor …..????????

  12. L says:

    O Lul, krijo parti tjeter po deshe. PD eshte parti e Berishes dhe s’ta leshon. Ti u tregove i pabese, apo keshu e keni ju dibranet?

  13. nardi says:

    Finalmente una donna con le palle

  14. Rita says:

    Mendova se do te tregohesh nje here i mencur Luli ne kete situate kritike.Nje marreveshje,votim te lire e te shikojme ne se rizgjidhet ne Kongresin
    e 11 dhjetorit kur ka vendos shumica. Pastaj ai ka lene shijen e keqe me vendimin e doreheqjes.Pse kaq e rende qenka ?? Kaq humbje e pas 25 prillit te deklaronte doreheqjen sic veprojne te gjithe kryetaret e partive kudo ne bote.Dhe sot do te ishte ne pozicion krejt tjeter.Ai shpreson deri ne minuten e fundit.E keni degjuar spondin e djeshem te z.Kim qe deklaroi se ne do te jemi me te gjithe krahet.Biseda ishte per ceshtje jo partije por fjalet e saj ishin mesazh tek problemi aktual i PD.Dhe dihet qendrimi distancues i Ambasadave Gjermane, Franceze etj. Qe do te bashkpunojme me cdo kryetat partie.Cilido te jete.Paloka, Noka Berisha etj.Uroj qe muaji dhjetor te hyj e te mbaroi i qete me nje parti te riformuar.Me qetesi ,paqe e jo lufte e katastrofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje