Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali ku po pritet me një ceremoni zyrtare nga homologu Mario Draghi.
Para se të nisej për në Itali, kreu i qeverisë u shpreh nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” se në qendër të bisedimeve me kryeministrin italian do të jetë njohja e pensioneve të bashkëqytetarëve në Itali.
“Në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me Draghi do jetë njohja e pensioneve të tyre.
Është një proces që ka filluar prej kohësh. Është tejet e vështirë dhe kemi bërë marrëveshje njohje pensionesh me shumë shtete.
Ka nisur si një proces me qeverinë tonë. Në këtë fushë gjetëm tokë të shkretë. Dy janë marrëveshjet më të vështira, për shkak të masës së shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi. Marrëveshjet me këto dy shteteve,” tha Rama.
Pasi mbaron me pikturat , ja fut nje vizite jashte shtetit , Lideri Global….vetem e vetem per frymezim per Shqiperine …
–
Lol
Mbase, Kalec, per ty, vizita ka ate format por, per mua, nese arrihet te njihen te drejtat e pensioneve per mijra e mijra shqiptare, kjo vizite ia vlen, pertej atyre qe shkruani ju…Pra, le te shohim edhe anen e mire.
Hahaha,”ne qender te vemendjes me Draganin” hahaha jeni te forte ju te Temes.Ne komentuesit komentojme,e shpesh me mllef e shpejt e shpejt,dhe bejme shume gabime,por jemi komentues jo gazetare,nje gazetari nuk i falet,ti shkruaje artikujt ne te njejten kohe qe eshte mbi water.Kuptojme qe nuk keni kohe,por te pakten lexojeni njehere ate qe shkruani para se ta publikoni,keshutu te mos ju dali kryeministri i Italise nje Dragan do si do.