Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare!

17 Nëntor 2021, 10:14Politika TEMA
Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare!

Nga Fatbardh Kadilli

Hezitova gjithe ditën dje që të mos flisja, por mendoj se duhet folur. Vulgariteti dhe sjellja rrugaçërore e opozitës në parlament është alarmant dhe dëshmon tre gjëra të rënda për të:

1.E paaftë për të bërë betejat e vërteta kundër Ramës sepse është e kapur prej tij, si dhe e izoluar ngaqë nuk ballafaqohet ballë për ballë me demokratët dhe shqiptarët në përgjithësi, udhëheqja e PD-së ka vendosur të luajë luftash në Kuvend me Ramën.

2.Promovimi në krye të PD-së i figurave me integritet dhe moral të dyshimtë do çonte pashmangshmërisht në vulgarizimin dhe degjenerimin e komunikimit dhe veprimit publik të PD-së, që po shpaloset tashmë në parlament.

3.Edi Rama ka vendosur ta poshtërojë deri në fund opozitën në sytë e njerëzve. Duke njohur mirë mangësitë morale dhe hallet politike të tyre, Rama po i nxit drejtuesit e opozitës në sjellje rrugaçërorë, ashtu siç nxiten gjelat në luftë gjelash. Kjo është opozita ideale që do Rama: boshe, rrugaçe, arrogante në vulgaritetin e saj.

Mjerë demokratët dhe mjerë Shqipëria.

5 komente në “Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare!”

  1. Heronjt says:

    E djathta nuk ka qene ndonjehere moderuese dhe largpamese. Keshtu ka vepruar gjithmone, me urrejtje, dhune verbale dhe dhune fizike. Kemi 30 vjet qe e kemi pare, i kemi ndjere dhunen, presionin gjithe kohes. Nuk e ka bere Rama te tille, peshku qelbet nga koka dhe per fatin e keq tonin koka qe zgjodhet te jete ne krye tuaj eshte kalbur nga qelbesira dhe vazhdon te jete nje opsion aq ideal per ju sa edhe kur te vdes do ti lini nje fotografi mbi PD qe te kujtohet qe vazhdon te jetoje. Ora juaj ka ngelur shume prapa. Gabimin gjejeni tek vetja jo tek te tjeret per sa kohe do ta keni aty dhe persa kohe do te vazhdoj si parti ky llum do jete. E vetmja zgjidhje eshte shkrirja e saj dhe ngritja e nje opozite te re moderne largpamese dhe idealiste. Vetem kjo PD si me Berishen dhe me Bashen eshte e deshtuar.

    1. Muzaka i Ri says:

      Shume drejt Heronjt,por shprehja qe cdo popull meriton qeverine qe ka ketu ze vend. Ne nuk e perkrahim te rene, ashtu si ndodhi ne Bullgari para tre ditesh, ne provojme perseri ate qe nuk bene. U krijua nje parti e re para disa vitesh me djem te rinje te shkolluar jashte dhe me rezultate te mira, sa u dhame ne?, pothuajse hic, mire i kemi , si Salen,si Lulin, si Edin e te tjere.

  2. Ceni says:

    Kemi 30 vjet qe kermat e se shkuares bejne politike. Me pelqeu fitorja e Djemve te Hawardit, ne bullgari. Uroj te ndodh dhe ketu.

  3. Se mos haroj says:

    Fix Fare!!!

  4. Haka Tekizoti says:

    Edhe Kadilli i bie të njëjtës vrimë të fyellit, asaj që i bie Berisha, Basha e soji i tyre. Të tërë çdo krim a gomarllëk që bën pala tjetër e opozitës e udhëheqësit përkatës e lidhinin me “aftësinë magjike” të Edi Ramës për t’i komanduar sipas interesave të tij. Kjo tregon një nivel mizerje. Që Ramës i intereson të jetë lesheli opozita është e vërtetë. Çdo pozitë kështu do ta donte opozitën deri në ditën që do të lodhej apo mërzitej nga pushteti. Por të thuash se gjendja mjerane e opozitës është vepër e pozitës është një gomarllëk me brirë, sepse kjo nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e opozitës. Dhe që të ndodhë di të thotë që opozita është e llojit që s’ka qejf të vijë në pushtet. Absurditetet e këtyre idiotëve që janë në krye apo që duan të marrin kreun e opozitës janë aq qesharake sa të shtyjnë të mos i ndjekësh më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje