Dosja italiane e Taçit, nxjerr bllof Salianjin

17 Nëntor 2021, 09:39Politika TEMA

Ervin Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane.

Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian dhe qe PD e beson.

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor burime ekuivoke për të ushqyer politikën e saj sulmuese, që pikërisht për këtë arsye, degjeneron në shpifje dhe bëhet e pabesueshme.

Rasti i fundit ndodhi dje në sallën e Kuvendit, ku Ervin Salianji (tashmë i dënuar edhe për shpifje për dosjen “Babale”) ka keqpërdorur një fragment të dosjes së Rezart Taçit mbi pastrimin e mbi 18 milionë euro të mafias siçiliane, për të sulmuar ish-zv-kryeministrin Erion Braçe.

Po çfarë ka ndodhur?

Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian, i cili ishte i shqetësuar mbi fatin e shumës mbi 18 milionë e 400 mijë euro të depozituar në Alpha Bank në Tiranë e që ishte bllokuar nga agjencia antiriciklim e Ministrisë së Financave dhe nga Spak që në fund të korrikut 2021.

Përgjimet janë përmendur në faqet 40 dhe 41 të dosjes, të cilat Report TV e disponon dhe i referohen një bisede që është bërë në datën 18 tetor 2021 midis Fabio Petruzella-s dhe bashkëjetueses së tij Marina.

Por shitmendja e Taçit është e dukshme dhe e verifikueshme: Në fakt që nga 5 gushti 2021 SPAK-u kishte përfshirë në procedurën e sekuestrimit të shumës Prokurorinë e Palermos, pra asnjë autoritet shqiptar, as politik dhe as gjyqësor, nuk mund të kishte asnjë shans për të çliruar shumën e mbi 18 milionë e 400 mijë euro pa shkaktuar një skandal ndërkombëtar.

Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas përgjimeve, Rezart Taçi do t’i kishte shpjeguar Fabio Petruzellës që po priste një zgjidhje nga  “zv.kryeministri,  nga i cili, drejtori i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave kërkonte rikonfirmimin në detyrë, në këmbim të masës për zhbllokimin e parave”.

Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e verifikueshme pasi jo vetëm Drejtori i Agjencisë kunder Riciklimit të parave nuk kishte më asnjë kompetencë mbi atë shumë, duke lajmëruar ndërkohë në mënyrë korrekte SPAK-un, por edhe mandati i tij nuk po skandonte. Në fakt që prej 2019, mandati i Drejtorit Antiriciklim është pa kufi.

Një tjetër gënjeshtër e përmendur nga Ervin Salianji është se në Dosjen e Rezart Taçit përmendet Ministri i Financës. Në 90 faqe që Report TV i ka lexuar, ministrja e Financave nuk përmendet asnjëherë, ndërkohë që në një tjetër shitmendje të Rezart Taçit, gjithmonë sipas Fabio Petruzella-s “ai (Taçi) po paguan gjithë ministrat”, për të liruar shumën. Gjë që nuk ka asnjë kuptim, pasi siç e kemi parë asnjë ministër nuk kishte dhe nuk ka asnjë kompetencë për të zhbllokuar një llogari bankare të sekuestruar nga prokuroria.

Do të mjaftonin këto verifikime të thjeshta për të shmangur gafën e radhës të Ervin Salianjit, i cili përaqëson sot një pjesë të Partisë Demokratike që pretendon të distancohet nga Sali Berisha dhe nga metoda e tij politike, por që në të vërtetë, vazhdojnë të ndjekin logjikën e denigrimit politik nëpërmjet shpifjes.(Shqiptarja.com)

13 komente në “Dosja italiane e Taçit, nxjerr bllof Salianjin”

  1. BABALE i pd says:

    HAAAA PO OPOZITE RRUGACE
    NESE UNE I TÉLÉFONOJE NJE SHOKU ITALIANE DHE I THEME : MOS CAJE KOKE SE I RREGULLOJE UNE PUNET NE SHQIPERI DO FLASE ME MINISTRA TA REGULLOJE KETE PUNE NUK DO TE THOTE QE KAM FOLUR ME MINISTRA KJO BEHET PER TU TREGUAR I RENDESISHEM NE VENDIN TENDE DHE KJO ESHTE SHUME E PERHAPUR TE SHQIPTARET PORDHE TE MEDHA
    ME KETE DREJTESI ME SPAK NUK KA BIRE KURRVE QE E FUTE VETEN NE RREZIK PO BABALE NGELET BABALE DHE DO VDESI BABALE

  2. Po ky Babalja nuk vuri mënd , u dënua një herë për shpifje , mbeti me mut në gojë akoma nuk e ka gëlltitur , s’ka kryer dënimin , apo po hëngre një herë t’a do trupi pastaj !

  3. PO PERPLASENI EDHE NJEHERE NE GJYKATE PER SHPIFJE SA tja rrasin ne burg kelyshit.

  4. Ben says:

    Katunari salianus po ta shk…GD ai Rrushaj dhe te myt ajo ki kujdes fshatar se e bo treshe ajo breshka me kom te shtremta e t shkurtra.

  5. Tironsi says:

    PO PERSE MERRENI ME KETE. ERVINA SALIANJI NJIHET PUBLIKISHT TASHME SI SHPIFES ORDINER E MANIPULATOR I DENUAR ME VENDIM GJYKATE PER ÇESHTJEN ” BABALE “. PO AJO QE TE BEN PER TE QESHUR ESHTE KUR KY PEDERAST BO DHE SI GANGO.

  6. Endri says:

    kurva Salinjani duhet prap ti kaloje prokurorise

  7. ska problem says:

    Akoma merreni me babalen, nje njeri qe mohon vellain c’fare pret

  8. Trapajane says:

    Ka ardhe koha te mbahet pergjegjesi per ato qe thote kushdo,qofte edhe deputet,kudo qe i thote,qofte edhe ne foltore e parlamentit.Akuza shume te renda-si keto te salijanit;-te lui bashen “ne parlament ka kriminele ,te lidhur me mafien,me krimin,etj,etj.Por …asnje emer ,asnje fakt “ti deputeti x je lidhur me filan kriminel,filan trafikant,oligark,etj.Ndaj duhet te nderhyet me seriozitet.Te paraqitet nje project ligj ku te hiqet nga perfshira ne imunitet e drejta e deputetet per te shpifur dhe akuzave pa fakte.Pra te mbahet pergjegjesi per akuzat .Nese une them qe lulzim basha eshte agjent i sherbimit sekret serb,a denohem me ligj?Atehere pse lulzim basha ,gaz bytha,apo salijani nuk duhet te denohen per shpifje e tyre?te gjithe te barabarte para ligjit,edhe deputetet.

  9. Aldi Murati says:

    Sa njeri i peshtire eshte ky b.q i PD

  10. Fshatari says:

    Ervin Sahankaka është mësuar të hajë atë, që s’thuhet dhe si gjithmonë nuk ngopet. E ka marrë zanat nga Babalja dhe të gjithë në pëdë janë një model: për të shpifur, për të sharë, për t’u mburrur, për t’u dukur si të fortë, për të vjedhur, për të vrarë, për të shkatërruar, për të menderosur vendin, se për veten e tyre janë qelbur kokë e këmbë… edhe hajde të votojmë këta katranë me bojë të zezë!
    Këta janë për në burg, jo për në parlament e qeveri!

  11. Fatosi-kosove says:

    Do vie dita qe salianji do dali si ne rastin babale,nje regjisor i ndyre qe smund te behet kurre as aktore,ka qene nje rrugaq dhe do mbetet rrugaq i ndyre qe orvatet ti ndyej te tjeret, po kush e beson salianjin sot pos krimineleve, pastaj kush e beson se taqi do guxonte te bashkepunon me te tjeret kur dihet se ishte financuesi i vetem i sllobodanka berishes, gruas se sali berishes pra sikur ka harruar salianj babale se ai dhe fazlliq shkau e ka financuar gjithmone dhe gjithmone vetem PD-n pjese e se ciles eshte edhe sahanlepirsi salianji.

  12. Vranakonti says:

    Opo shpifes ngeli ter jeten ky kurvari Salianji. Ka te drejte se gjykata e denoi me nje vit burg dhe nuk e ekzekutoi vendimin.Sot Salianji padrejtesisht eshte bere deputet.

  13. sopiqoti says:

    Ervin Salianji politikan ????? mos e dhente zoti te jete i tille vec BARI ME DHI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje