Aldo Bumçi: PD po vdiste pa zhurmë, mirë që u kthye Berisha që po e ringjall

17 Nëntor 2021, 09:26Politika TEMA

Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së PD, komentoi mëngjesin e së mërkurës në Dita Jonë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Berisha ka bërë thirrje për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 11 dhjetor, ndërsa Basha një javë më vonë.

Këto dy data të ndryshme, Bumçi i quajti si dy probleme. “Ky Kuvend është thirrur nga kryetarët e PD në të gjithë Shqipërinë, janë zgjedhur 3 vite më parë. Tani, imagjinoni të jenë këta kryetarë të PD dhe keni firmosur për thirrjen e këtij Kuvendi me një rend dite.

Vjen kryetari dhe nuk ju konsideron, ju nuk ekzistoni. Ky njeri është kthyer në parti presidenciale, nuk njeh askënd. Askush nuk e dinte që do të ishte ky reagim. Datën 11 e kanë caktuar ata që mbështetën Berishën. Paloka bëri një propozim që të uleshin të shikonin formularët dhe në këtë takim mund të gjendej një emërues i përbashkët për shumë gjera.

Unë nuk e prisja këtë reagim të Bashës. Ai ka humbur në një garë të trukuar, por pas 8 vitesh, kur ne e kemi mbështetur, nga protesta në marrëveshje, çfarë ka më për t’i dhënë votuesve Lulzim Basha? Pse nuk hap rrugë?”, tha Bumçi.

Më tej, Aldo Bumçi theksoi se Partia Demokratike po vdiste ngadalë nën drejtimin e Bashës dhe “Foltorja” e Berishës ishte e domosdoshme në këtë situatë.

“PD do të ishte drejt një shuarje si një i moshuar që vdes pa zhurmë nëse Berisha nuk do të kishte kryer këtë lëvizje. Nuk është një çështje personale Basha-Berisha. Berisha është një figurë tranzitore dhe nëse nuk do të ishim ngritur sot, partia do të kishte vdekur me Bashë. Berisha, i pazëvendësueshëm në këtë periudhë tranzitore. Pas 2 vitesh, kur të vijnë zgjedhjet do të ketë shumë kandidatura për kryeministër”, tha Bumçi.

2 komente në “Aldo Bumçi: PD po vdiste pa zhurmë, mirë që u kthye Berisha që po e ringjall”

  1. Ari says:

    Aldo, po e ben si periudha e enverit qe njerezit mendonin se “po te vdes enveri, mjere Shqiperia”. Ky eshte kulti i Individit.
    ty, qe vjen nga nje famije me emer dhe e madhe nuk te takon te flasesh si ish komunist (ne kuptimin negativ)

  2. Aldo , mbase t’a do interesi të flasësh kështu dhe ti e di mirë këtë , po PD/në në këtë gjêndje nuk e çoi Luli , mbasi Luli as shurën s’bën dot pa lejën e Berishës , prandaj mos prit t’a shërojë ai që e sëmuri , pēr kundrazi më keq do e bëjë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje