Bullgaria zhvilloi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend, ku pas tyre pritet të dalë më në fund një qeveri stabël.
Kjo është mjaft me interes për Shqipërinë, pasi pikërisht nga Bullgaria varet qëndrimi që do të marrë BE për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani Bullgaria ka vënë veton.
Në zgjedhjet e së djelës ka fituar një parti e re, e krijuar nga ministrat e kabinetit të ekspertëve të qeverisë që kishte ngritur Presidenti i vendit Rumen Radev, pas dështimit dy herë rresht për krijimin e një mazhorance të qëndryeshme parlamentare, të cilët quhen “Djemtë e Harvardit”, pasi janë shkolluar në SHBA. Këto janë zgjedhjet e treta rresht që zhvillohen në një distancë prej pak muajsh.
Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” ka dalë parti e parë dhe pritet të bëjë koalicion me tre formacione të tjera politike, duke përfshirë edhe socialistët që tashmë janë në vendin e katërt. Partia fituese ka përjashtuar si partner koalicioni vetëm GERB-in e ish-kryeministrit Borisov, si dhe partinë e pakicës turke.
Ndërkaq, siç bën të ditur Radio Bullgaria, liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin bullgar në negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Informacionit Mediatik, ata thanë: “Ne duam një qasje të re për zgjidhjen e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Këtë herë, nëse varet nga pala bullgare, politikanët nuk do të jenë problem”, tha Petkov. Vasilev shtoi se në marrëdhëniet mes dy vendeve duhet thënë më shumë për të ardhmen dhe të tashmen.
Në lidhje me pretendimet se Bullgaria është nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, Petkov u përgjigj: “Nuk ka njeri në këtë planet që do të na merrte telefon dhe do të na thoshte ta bëni këtë sepse ju thashë. E vetmja mënyrë që dikush të na detyrojë të bëjmë diçka është të na bindë se kjo është gjëja e duhur për Bullgarinë”.
Po siç bën të ditur radio Sofia, takimet e formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” me BSP-në, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” po shkojnë drejt krijimit të një mazhorance qeverisëse.
Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se është e rëndësishme që vendi të ketë një qeveri të rregullt. Synimi është që në fund të negociatave të kemi një program të qartë. Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme në formatin e ekspertëve dhe duhet të mbarojnë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të koalicionit. Në bisedime e kryesuara nga Kirill Petkov dhe Asen Vasilev morën pjesë liderët e tri formacioneve të ftuara, Kornelija Ninova, Sllavi Trifonov dhe Hristo Ivanov.
Ndërkaq, në Shqipëri ka pasur tre qendra votimi ku kanë votuar të gjithë shqiptarët që kanë shtetësi bullgare, që janë një numër i konsiderueshëm.
Qendra votimi pa pasur në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe në Kukës.
Javën e ardhshme në këto qendra do të bëhet sërish votim për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kun ë të parin presidenti actual, gjenerali i flotës ajrore Rumen Radev, nuk fitoi 50% të votave vetëm për pak.
Qender votimi ne Elbasan, per zgjedhjet bullgare
Fakti qe gollobordasit e Shqiperise votojne si shtetas bullgare pa levizur nga vendi tregon se sa larg eshte Shqiperia nga zgjedhjet demokratike kur i mohon te drejten e votimit 1.000.000 emigranteve qe do te duhej te votonin aty ku jane, ne Greqi, Itali e gjekte.
Faji nuk është i gollobordasve, por i politikanëve të Shqipërisë që nuk shohin interesat e saj. Gollobordasit , ose më saktë kalabardhasit (emri i vjetër i sa), janë shqiptarë të dokumentuar. Disa prej tyre, kanë shfrytzuar politikën bullgare për t’u konvertuar në bullgarë, kundrejt pasaportës europiane. Shteti shqiptar nuk duhej të njihte minoritetin bullgar në Shqipëri, sepse nuk ka ekzistuar asnjë herë më parë. Bullgaria ka një minoritet të madh në vëndin e vet, me probleme të pasgjidhura, dhe eksporton probleme minoritetesh jashtë Bullgarisë. Politikanë më të shitur se sa shqiptarët vështirë se gjen në një vënd tjetër.
” TRE QËNDRA VOTIMI”.
” TIRANË, ELBASAN KORÇË dhe KUKËS”
?????!!!!!
Varja, e ka shkruar Lul Basha kete artikull.
Numuroi dhe njëherë,
Sa qendra votimi ishin në Shqipëri? Tre apo katër?
Shqiperia vend I dhjere multietnik…
Jam dakort me zotin komentues ‘ nuk ka minoritet bullgar ne Shqiperi ‘ .
Te ishim ne europ, sdo e rrunin shum per pashaporten bullgare, perkundrazi do e mernin per ofendim ti quaje bullgar.
Ore, jam une gjume, apo kam lajthitur?
C’lidhje kane zgjedhjet ne Bullgari me celjen e negociatave te Shqiperise me BE?
Bullgaria ka vene veton per M. e Veriut ne BE, e pastaj, ç’hyn ketu Shqiperia? Cfare lidhje ka me Shqiperine vetoja e Bullgarise ne kete rast?
Ua them une, asnje lidhje. Lepuri fle ne BE.
Kur atij organizmi ju mbaruan argumentat per Shqiperine, shpiku me te cuditeshmen: “Nuk ju ndajme dot nga M. e Veriut”!!
Po mire, e zonja Europe, po a nuk ishe ti kur pranove Bullgarine anetare ne BE dhe i kerkove atij shteti edhe kushtin: Zero probleme me fqinjet?
Pse i pranoni tani vicklat e Bullgarise?
Ne kete rast eshte si ne vend t’i biesh gomarit, I bie samarit.