Krimi makabër në Fier ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin 8-vjeçar ishte një ngjarje e paralajmëruar. Banorët e fshatit e përshkruajnë autorin si shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg.
Një prej tyre ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të 38-vjeçarit. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.
“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici.
Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit.
Bridhte me biçikletë të tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë.
Unë e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë. Duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete,” u shpreh ai.
Banorët thonë se duhet rikthyer dënimi me vdekje, por shkojnë dhe më në ekstrem duke u shprehur se Çalamani duhet të digjet me benzinë.
“Aty ta varim mu aty, jo ta varin por t’i vëmë benzinën. Ishte njëri i mirë punëtor, nuk ishte njeri problematik. Por si e ka patur hallin ata e dinë. Po s’ka ligje, prokurorët dhe gjykatat janë të korruptuar të tërë. Ai duhet të digjet me benzinë, duhet të kthehet ligji”, shprehet një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër thotë se Çalamani është rritur jetim dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.
“Ai është rritur pa nënë, pa baba. Ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, kush i jepte bukë. Nuk kemi për çfarë të flasim më shumë, nuk kishte pse ta merrte atë fëmijë përveç se përdhunim, por të flasë ekspertiza”, tregon ai.
Ndërsa një i moshuar me lot në sy shprehet se ngjarja e djeshme e ka tronditur shumë.
“Ai është një njeri jashtë njerëzimit, unë habita. U llahtarisëm. Duhet të kthehet dënimi me vdekje. Me bindje të plotë jam për atë”, tha banori.
Vampir. Monster. Denim maksimal…
Dënimi me vdekje ekziston.
-shkëmbim zjarri me policinë….
O xhaje po ti e paske pat rastin ta vrisje ate qelbesire se te perdhunoi gruan e t’ua hiqje qafe te tjereve.
Qysh the ore, e kishe frike, na c’qyu lepri ere!
Kujdes plaken nashi erej, sa here ia kishte bere, o sa keq trembet naten nashi. Po ca i nxirrni kto fakira neper tv e i diskretitoni.