FOTO/ Fredi dhe Pajtim Rrushi: Të akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës , tani hetohen edhe për fajde

18 Nëntor 2021, 20:41Kronika TEMA

Ferdinand Rrushi veç akuzës së rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, si dhe kultivimit të një parcele me drogë,  po hetohet edhe për aktivitetin e dhënies me fajde të parave.

Për këtë arsye ky institucion i ka kërkuar prokurorisë hetimin dhe sekuestrimin e disa pasurive të dy të akuzuarve dhe familjarëve të tyre, nën dyshimin se disa prej tyre e kanë origjinën nga aktiviteti i fajdeve dhe kanë origjinë të dyshimtë. Përveç tre pasurive tokë arë, deri më tani janë gjetur në pronësi të tyre edhe katër automjete Land Rover, Deimler Craisler.

Ferdinand Rrushi rezultoi se ishte personi i fundit qe e takoi Ruzhdi Hoxhën që doli nga banesa për të takuar miqtë, por dëshmitë e mëpasshme ekspozuan emrin e tij, një 43 vjeçar qe i hodhi poshtë këto rrëfime, me pretendimin se e kishte lënë shokun e tij, në afërsi të një stacioni. Në të vërtetë kamerat e sigurisë treguan se automjeti ku gjendej viktima dhe autorët ka vijuar udhëtimin deri në Dajt, atje ku me pas u përqendruan kërkimet, teksa  Ferdinand Rrushi ndërkohë ishte arrestuar mbasi u zbulua se ishte i kërkuar nga Italia për çështje droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje