Një model i kundërt me Berishën: Ish-kryeministri bullgar, heq dorë edhe nga mandati i deputetit

18 Nëntor 2021, 18:29Bota TEMA

Bojko Borisov është lideri politik që humbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari. Partia e tij GERB doli e dyta, duke mbetur kështu në opozitë pas 4 mandateve në qeverisje.

Siç bën të ditur Radio Bullgaria, Borisov, edhe pse ishte kreu i listës së koalicionit të tij në zgjedhje vendosi që të heqë dorë nga mandate i deputetit.

Ish kryeministri, partia e të cilit në koalicion me SDS, zuri vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare me 22.74 për qind të votave, paraqiti një lutje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se heq dorë nga vendi i tij si deputet.

Ja ky është model krejt i kundërt me atë të Berishës, që edhe pse bëri një dorëheqje fake për 8 vjet, tani do të rikthehet sërish si kryeministër.

4 komente në “Një model i kundërt me Berishën: Ish-kryeministri bullgar, heq dorë edhe nga mandati i deputetit”

  1. Tutkun Arrnaut says:

    PO TE ISHIN NJERES SHQIPETARET NUK DO ISHTE SHQIPERIA ASHTU SI ESHTE, NE MES TE EVROPES DHE ASGJE EUROPIANE VEC LEKURES NJERZVE. ME SHUM XHAMI SE HOTELE.

  2. sulo Permeti says:

    Modelin e ketij zotnije ,duhet ta ndjeke Lul Karallaku,se ka humbur 4 here zgjedhjet ,dhe nuk eshte larguar.Turp per nje te studjuar ne perendim dhe vepron si liderat e pacivilizuar te lindjes.

  3. Matrapiku says:

    Po pse e krahasoni vetem me Berishen dhe jo me Bashen qe vetem humbje njeh ne karrieren e tij si kryetar i PD.

  4. Rita says:

    E lene Bashen se me te ne opozite PS merr 6 mandate.Kurse Berisha i njeh mire dhe e kane frike duke fillu nga Rama e deri tek Baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje