Dëshmitarja për vrasjen e Mateos: Në mes është dhe një femër, ka parë diçka, do të tregonte një sekret

22 Nëntor 2021, 14:20Kronika TEMA

Një dëshmitare ka hedhur dyshime të forta mbi motivet e vrasjes së 8-vjeçarit të mitur Mateo Vasiu, nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në fshatin Gracelli të Fierit.

Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, në një bisedë telefonike, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër.

Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.

Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet.

Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër ka qenë vetë tezja e Mateos e cila ka mbështetur deklaratën e dëshmitares.

Ndërsa ritheksoi se duhet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje, pasi nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë  ka qenë në punë, për këtë arsye duhet të zbardhet se e vërteta.

“Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj”, ka thënë më tej tezja e 8-vjeçarit.

 

5 komente në “Dëshmitarja për vrasjen e Mateos: Në mes është dhe një femër, ka parë diçka, do të tregonte një sekret”

  1. qytetar says:

    Pra nuk pati SHARJE !!!

  2. LALA says:

    Të gjtha gratë në fshat me budallain e fshatit shkojn, por ç’faj pati fëmia se i pa me këmbë përpjet.

  3. Lymi says:

    Thone qe te verteten e kesaj ngjarrje e di Alfred Cako se si a ndodhur!

  4. Drejtesia e munguar says:

    Ky muhabet u be vari ka…et nashti… Mjere femija qe iku.

  5. mjer femija….fillun shqiptaret tezja.kunata.halla.daja.komshiu.gjyshja e vk…kunjat qe kishin prepara do ti nxjerrin tashti me kete rast…duket qe keni shkuar mir shum me njeri tjetrin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje