FOTOT: Me maskë floriri, Cardi B shtang me veshjen në “American Music Awards”

22 Nëntor 2021, 11:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Me maskë floriri, Cardi B shtang me veshjen në “American

Cardi B bëri një hyrje mbresëlënëse në tapetin e kuq ndërsa përgatitet të prezantojë American Music Awards për këtë vit. Këngëtarja 29-vjeçare shokoi të pranishmit teksa vuri këmbën në ngjarjen ikonike, dy herë.

Në daljen e parë, Cardi dukej e mahnitshme me një fustan të zi deri në fund të këmbëve, i cili kapej rreth qafës së saj duke mbuluar një pjesë të mirë. Në njërën anë, veshja ishte e çarë duke ekspozuar pak edhe tatuazhin e saj.

Por veshja e dytë la gojëhapur të gjithë audiencën. Duke i qëndruar besnike të zezës, fustani tjetër ishte tërësisht i hapur në pjesën e sipërme dhe i dekoruar me tyl në mënyrë të tillë që të formonte një vello sipër kokës. Por detaji më interesant ishte fytyra e Cardi, e mbuluar nga një maskë ari, ndërsa dy vathë të hatashëm të artë, plotësonin paraqitjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje