Vrasja e Mateos në Fier, dëshmia e banorit për Çalamanin: Ditën e ngjarjes erdhi në lokal dhe kërkoi…

23 Nëntor 2021, 11:29Kronika TEMA

Një banor i fshatit Grecalli të Fierit ka treguar se të martën e 16 Nëntorit kur u vra dhe u gropos Mateo 8-vjeçar, ai ishte takuar me Klodian Çalamanin në një lokal paradite rreth orës 09:45.

Për emisionin “Uniko”, ky banor ka treguar se Çalamani kishte kërkuar nga një i njohuri i tyre me profesion murator disa dërrasa për të bërë dy shtylla betoni në hyrje të oborrit të banesës. Pas kësaj ore, banori thotë se nuk e kishte parë më 38-vjeçarin.

“Unë kthehesha nga qyteti, kisha pirë kafe në një klub në fshatin Daullas. Ka qenë ora 10 pa çerek. Aty më ftoi një shok për një kafe, qëndrova. Nuk zgjati shumë, aty ka ardhur Klodi, se Klodi i thoshim.

Ai shoku im është murator dhe ky i kërkoi disa dërrasa donte të bënte dy shtylla për tek porta. Pas asaj unë nuk e pashë më. Ka qenë ora 10 pa çerek. Dërrasat nuk arriti t’i merrte. Bëri kërkesën te ai shoku dhe nuk e di çfarë bëri më pas.

Pastaj unë vajta në shtëpi. Unë kam një biznes të vogël dhe merrem me atë punë. Më vonë erdhi babai i djalit, erdhi pyeti aty mos e ke parë Mateon. Unë thashë që nuk e kam parë.

Më pas erdhën dhe shokët e tij se ai punonte në Vlorë dhe e kishin marrë në telefon që ka humbur Mateo. Klodianin nuk e pashë më. Mateo ishte fëmijë i rrallë, ishte fëmijë i zgjuar, ishte fëmijë i bukur. Mateo do na mungojë të gjithëve.

Mateo nuk ishte vetëm i Ligorit po ishte i gjithë fshatit, ishte djalë i zgjuar, ishte djalë i bukur, ishte i shkathët, ishte fëmijë i pastër, nuk di se çfarë mund të them më për atë fëmijë. Nuk e di se si ai bastard arriti ta vriste atë djalë”, është shprehur ai.

3 komente në “Vrasja e Mateos në Fier, dëshmia e banorit për Çalamanin: Ditën e ngjarjes erdhi në lokal dhe kërkoi…”

  1. qytetar says:

    Çohu ENVER dhe vendos drejtesi !

    1. Nje qytetar objektiv. says:

      Eh, lum si ju qe akoma kerkoni Enverin t’ju shpetoje. A jeni te rreshkit, apo ju ishte bere zakon kaq shume te therrisnit Rrofte Enver Hoxha, sa e keni zor ta harroni?

  2. kur do zere mend njeriu says:

    Boll kemi Saliun e Ilirin qe kane 30 vjet qe po na çfarrosin dhe po na vrasin, ndersa ata qe u shkojne ne foltore dhe i mbeshtesin, duhet qe vetem me arme ti largojme se do na mbysin perfundimisht. Jemi te rrezikuar nga keta kriminele qe mbollen krimin qysh ne 1990. Apo jo, Gjata, Ristan e kompani? Ju jeni kriminele!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje