Gruaja me shenja në fytyrë shkon në polici, vajza e ‘dekonspiron’: Babi na rreh sa herë pi, më fal nënë që po tregoj!

25 Nëntor 2021, 20:20Kronika TEMA

Gratë mund të heshtin ndonjëherë dhe të përpiqen ta ruajnë martesën dhe për pasojë të rrezikohen e të vijojnë të jenë viktima të dhunës. Por jo fëmijët.

Një grua që ka shpresuar se gjendja do ndryshojë dhe ndaj e ka falur për 18 vjet partnerin dhunues, ka tentuar të veprojë njësoj edhe atëherë kur sapo policia mbërriti në banesë, ajo u pendua dhe u përpoq ta justifikonte të shoqin.

Rasti i dhunës së vazhdueshme bëjnë me dije burimet e policisë për Gazetasi.al, u njoftua nga gruaja e iniciale F.B., që me shenja në ballë dhe në fytyrë, kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të agjentëve.

Nga mbërritja e policisë në banesë dhe shoqërimi i burrit të dehur në komisariat, veprimet e mëpasshme të anëtarëve të familjes treguan se gruaja ka ndryshuar befas, jo vetëm nga lutjet e burrit të bërë esëll për ta falur, por edhe nga bindja se bashkëshorti të rreh ndonjëherë. Policia I thotë Gazetasi.al, se 43-vjeçarja mohoi çdo gjë.

“Dhuna ndaj meje i përket viteve të mëparshme, kur ishim të rinj. Ne kemi tre fëmijë dhe pas dhunës, në asnjë prej këtyre rasteve nuk jam paraqitur në polici për të treguar. Përkundrazi, gjendja nuk ka ndryshuar dhe dhuna ka qenë e vazhdueshme. Ndonjëherë, kur vinte i dehur kërkonte që të merrja fëmijët dhe të largohesha nga shtëpia jonë, ulërinte se donte të na shihte në rrugë. Gjithsaherë ndodhte kjo gjë që burri vinte i dehur, merrja fëmijët dhe ikja tek vjehrri e vjehrra. Por kjo ka ndodhur prej kohësh”, – rrëfen 43-vjeçarja.

Nga verifikimet e policisë që nuk ka marrë përgjigje se ku ishte vrarë dhe përse e telefonoi komisariatin, nuk kanë mbajtur të njëjtin qëndrim vajzat. Më e madhja e tyre, ka akuzuar të atin se jo vetëm pinte, por vazhdimisht ai kthehej në shtëpi i nevrikosur, thyente pjatat, nuk i pëlqente ushqimi dhe ankohej për çdo gjë.

Adoleshentja tregon sipas burimeve të Gazetasi.al. “Më fal nënë, por babai të ka rrahur përherë dhe ato shenja janë të babait. Babai erdhi në orën 20:30, kishte pirë dhe tha: ‘Kur të kthehem, mos t’iu gjej në shtëpi, zhdukuni nga shtëpia’”.

Më pas, i zoti i shtëpisë ka dalë dhe ka vijuar të pijë me të vëllain në një lokal të lagjes. “Kur u kthye, e qëlloi mamin në fytyrë, në afërsi të hundës dhe e akuzoi: ‘Shko gjej dashnorët’. Disa herë, sulme si këto kam parë të ndodhin edhe kur babi është në gjendje normale dhe esëll”.

Adoleshentja kallëzon kundër qëndrimit që mban e ëma se sa herë i dilte efekti i alkoolit, i ati kërkonte falje dhe shfaqej i penduar. “Mami e fal, sepse ai përgjërohet se do ndryshojë dhe kërkon falje për sjelljen dhe shqetësimet që na shkakton. Këtë sjellje të babait e dinë gjyshërit që e këshilluan mamin që sa t’ii dalë pija babit, ne të mbyllemi në dhomë apo të shkojmë tek ata. Por kjo është një histori që përsëritet”.

Në qëndrimin e adoleshentes pranë policisë së komisariatit nr. 5 përmendet zotimi i burrit me inicialet A.B., se nuk do t’i stresonte dhe se do të ndryshonte.

“Ai betohet, por ne jemi të frikësuara prej tij dhe kërkoj që babai të mbajë përgjegjësitë për çdo gjë që bën, sidomos të mbajë përgjegjësi për veprimet ndaj nënës”. Ky shtetas, sipas policisë, ka varësi nga alkooli dhe nuk është trajtuar asnjëherë.(SI)

3 komente në “Gruaja me shenja në fytyrë shkon në polici, vajza e ‘dekonspiron’: Babi na rreh sa herë pi, më fal nënë që po tregoj!”

  1. Sa fatkeq jane ca njerez ,
    sa kafshe ka kjo Bote !

    Kafsha nuk mendon kurr as per gjakun e tij femijet e tij
    qe i shkaterron jeten nepemjet dhunes qe ushtron ndaj gruas ,nenes se femijeve te tij .
    Shteti duhet te marri nen mbrojtje grat e dhunuara
    Parlamenti duhet te ratifikoje nji Ligje qe mbron e financon familje te tilla ,
    nqs nuk tregohet kujdes per femijet ,edukimin dhe rritjen Normale te tyre ,
    ndryshe traumat do prodhojne njerez te dhunshem ne te ardhmen

  2. Ilirjan says:

    Po c’è do dreqin e burrit?! Beje esell njehere è mire, denoncoje dhe sikter…! Nje jete ke!

  3. Rita says:

    Policia ta “liroje ” te nesermen urgjentisht qe mos te bohet sebep per prishjen e familjes. Kujt i jep Zoti nderin te jete BABA ,? Nje idioti ,pijaneci ,dhunuesi.Ai dhe kur nuk eshte i pire e godet .Atehere ? Ai te denohet sipas ligjit Max.e gruja me femije te largohet nga ai se psikopatet nuk korigjohen e as ndryshojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje