Janev i prerë: Nuk e heqim veton për Maqedoninë

25 Nëntor 2021, 13:45Rajoni TEMA

Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar, tha kryeministri i përkohshëm bullgar, Stefan Janev në intervistë për BNT. Duke qenë se fati i Maqedonisë së Veriut është i lidhur me atë Shqipërisë, me shumë gjasa asgjë nuk do të ndryshojë as në raport me vendin tonë në çështjen e integrimit europian.

Sipas Janevit, Bullgaria e ka deklaruar qëndrimin e saj para shoqërisë bullgare lidhur me pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe para partnerëve të BE. “Nuk do të heqim dorë nga pozita jonë”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë.

Ndonëse  Shkupi, por edhe Tirana prisnin që zgjedhjet në Bullgari të pasoheshin me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok, si duket kjo s’ka për të ndodhur.

Duke qenë se fjalën e fundit e kishte qeveria e re që u formua, deklarata e kryeministrit nuk lë vend për të menduar se diçka do ndryshojë.

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

2 komente në “Janev i prerë: Nuk e heqim veton për Maqedoninë”

  1. GoSTiVARi says:

    NJË PËRSHËNDETJE FQINJËSORE, zoti JANEV.
    M. e Veriut u sajua për të pasur peng bullgarët dhe arbnorët shqiptarë.
    Është produkt i intrigave serbe.

  2. Gostivari says:

    FQINJI i MIRË, JANEV.
    Kushtetuta e Shqipërisë Mbretërore etj nuk kishte ide për futurizma të fabrikuara.
    Dënimi me vdekje iu shqiptua BULLGARIT (nuk më kujtohet emri) për përgaditje atentati…në mos gaboj

    PËRSHËNDETJE të sinqerta FQINJËSORE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje