Nga Namir Lapardhaja
Unë nuk e di ku kanë qenë një pjesë e atyre që mbështesin sot “Foltoren” dhe që ne të tjerëve na quajnë tradhtarë dhe të shitur më 1 qershor 2001, por unë isha aty, pas Doktorit, në mitingun e madh përmbyllës të zgjedhjeve të përgjithshme të Partisë Demokratike, përpara kinema “13 shtatorit”.
Së bashku me një shokun tim të klasës, kishim lënë mësimin atë ditë, i ishim qepur pas një komshiut tonë, demokrat i vjetër, dhe me një benz dyqindedyzetsh kishim dalë së bashku me një varg të gjatë makinash tek Ura e Kuçit. Madje, drejtori ynë i shkollës, për dreq nuk e di ku na kishte parë mbi makinë me flamurin e PD-së në dorë, do të na e përmendte gjatë një marrëzi të tillë fëminore.
Pritja ishte madhështore. Pas ’97-tës së frikshme koalicioni i udhëhequr nga PD-ja nën logon “Bashkimi për fitore” dukej se do të rikthehej në pushtet.
Ne ishim fëmijë në atë kohë, por të ishe me Partinë Demokratike në një qytet si Berati, jo vetëm që nuk ishte e lehtë, por ishte edhe e rrezikshme.
Së bashku me Enean, djalin në krahë të Doktorit në këtë foto, një natë përpara këtij takimi, kemi shkruar parrulla rrugëve të qytetit dhe cepave të mureve, madje, mbaj mend, se tek ish-Posta e vjetër në “Çelepias” ndaloi furgoni i policisë. A ndaloi për ne a për diçka tjetër, sot nuk jam në gjendje ta them, por di që u trembëm aq shumë, saqë ia futëm vrapit në një tunel pallatesh dhe u futëm nëpër lagje, duke hedhur sprajtin dhe duke vijuar me frikën se po na ndjekin.
Sigurisht që nuk na ndoqën, por ishim vetëm 14 vjeç dhe frika bënte të sajën.
E solla në vëmendje këtë detaj, jo për t’u treguar hero apo për t’i rënë gjoksit me grusht. Ka demokratë të tjerë me qindra dhe me mijëra që kanë sakrifikuar për këtë parti dhe, në shkëmbin, nuk kanë përfituar asgjë.
Ashtu siç ka të tjerë që mbi sakrificën e të parëve, kanë përfituar gjithçka dhe në shkëmbim nuk i kanë dhënë asgjë kësaj force politike.
Sot PD-ja është në ditët e saj më të këqia. Unë një pjesë të demokratëve të ndershëm dhe të sinqertë i mirëkuptoj dhe do t’i mirëkuptoj gjithmonë, por kurrë nuk do të bie dakort me ata që kanë përfituar nga pushteti i Partisë Demokratike, kanë abuzuar, kanë vjedhur dhe përbuzur njerëzit, kanë bërë gjithçka që kjo parti të neveritej në syrin e qytetarëve të thjeshtë, duke u treguar arrogant dhe prepotent dhe duke mos treguar asnjë shenjë përulësie ndaj njerëzve.
Të ndjekësh ata që e kanë çuar PD-në në ditët e saj më të zeza, e kanë rënuar besimin e njerëzve dhe të shpresosh se po të njëjtët do ta sjellin shpresën, është absurde.
Vetëm një frymë e re, një qasje moderne dhe në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë, mund ta ringrejë Partinë Demokratike dhe mund të sjell shpresën e fitores dhe të ndryshimit.
Kjo qasje vjen vetëm nëpërmjet qarkullimit të elitave, nga një brez i ri në mentalitet, i pakonsumuar dhe i pakorruptuar dhe që të kenë mundësinë për të treguar dhe për t’iu dhënë besim.
Por kurrsesi nuk mund të ketë shpresë nga ata që e vranë shpresën, nuk mund të ketë shpëtim nga ata që e çuan PD-në në humnerë dhe nuk mund të ketë pushtet në ata që kur e kishin në dorë e shpërdoruan në mënyrë ekstreme.
Foto e marrë nga faqja e parë e gazetës “TemA”, 2 qershor 2001.
Sikur të mos egzistonin dhe egzistojnë “koqe” të tilla që ngordhin pêr ti marrë erë kërmës, shqipëria do ishte ndryshe!.
Qarkullim elitash, brezi I ri ne mentalitet!!? Po me ke me Enea Dardhen……………? Po na habisni!
Gjakun e ri shqupisat ndyresira po kerkojne ta gjejne vetem ne dejet e Salikufomes…
Ore Lapardha PD_JA eshte bere bire Selmani nenes ke te qaje me pare….m…t Salihi e k…e Lylzimi. PD_JA duhet te riformatohet me njerez te tjere,te cilet janë injoruar deri tani…..
Elite Luli?O sa kum qesh.
Pedeja eshte duke shkuar me salihin, or’ ti, lapardhajot!
Lindi me veshtiresi, berthama ishin disa njerez infektive, te tjeret hajdute, disa te tjere kriminele dhe ne krye te kesaj t u r m e pa tru qendronte sali horri, qe e drodhi, nga komunist i ”shkelqier”, u be dhemokrat ”perfekt”!
Saliu tani po vdes. Ju nuk e kuptoni. Ne vitet e fundit te jetes ai ka hallin e familjes, qe (per shkak te tij) te gjithe jane cilesuar te pa deshiruar nga DASh dhe kete hall, ne vend qe ta zgjidhe me gjykata (ashtu sic deklaroi), perdor partine, kerkon ndihmen e atyre, qe u ka sherbyer me tendera, me poste, me prona, me viza diplomatike per te vetmin qellim: ”Te mbuloje diellin me shoshe”… Nuk jeni te detyruar te degjoni, cfare u thone. Ju ecni, sic keni ecur pas turmes. Nje gremine u pret perpara qetesisht…
E verteta eshte se njerezit e ndershem jane pakice ne Shqiperi. Kjo eshte edhe leva qe perdor Berisha. Ai e ka kuptuar nder te paret qe po bere per vete pjesen “kafshe” te vendit, mund te mposhtesh e te heshtesh te urtet, natyrisht me britma, thirrje, flamure e dajak nga njera ane, e me pas me vende pune, tendera e korrupsion duke ngjitur majat e pushtetit. Ka vite qe ky njeri-kafshe abuzon me te njejten “formule” qe i ka rezultuar e suksesshme. Eshte hera e pare qe i ka dale nje gozhde (NONGRATA) ne pilaf. Atij i duket e pabesueshme qe “populli i tij” papritur mund te mos i beje dot derman. Ka vetem nje perfundim qe mezi e presim ne “pakica” e popullit ne lajmin e mengjezit te asaj dite kur do te ndodhe; prangat ne duart e Berishes.