Cili është 'aleati' i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?

28 Nëntor 2021, 15:18Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Departamenti Amerikan i Shtetit, për të dytën herë në një hark të shkurtër kohor, duke sqaruar arsyet dhe rrethanat e damkosjes së Familjes Berisha si familje e korruptuar, flet për aleatë të përfshirë në korrupsion të Sali Berishës, të cilët ky i fundit i ka mbrojtur dhe është gati t’i mbrojë sërish nga ndëshkimi ligjor.

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë, thekson se Sali Berisha “është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”.

Vendimi i paprecedentë tronditi familjen Berisha, trazoi politikën dhe e ka kthyer Partinë Demokratike në ‘fole grerëzash’.

Në 7 qershor 2021, Kongresmeni amerikan nga radhët e Republikanëve, Lee Zeldin, kërkoi informacion të detajuar për procesin e ndjekur për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës. Ditët e fundit është zbuluar përgjigja që DASH i ka kthyer kongresmenit Lee në 22 qershor 2021, për çështjen e Berishës.

Përpos të tjerave, në letrën e DASH thuhet se “Për më tepër, siç vuri në dukje Sekretari, vetë retorika e z. Berisha tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”.

Po kush janë aleatët e Sali Berishës, të cilëve u referohet SHBA, si të përfshirë në praktika korruptive, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe që mbrohen nga Berisha që t’i shpëtojnë veprimit të drejtësisë?

Sali Berisha dy aleatë kryesorë ka pasur gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion madhor.

Ata janë Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Enigma e madhe konsiston se cilit i referohet Departamenti Amerikan i Shtetit, Ilir Metës apo Fatmir Mediut. A po u referohet të dyve bashkë, pasi në të dy masazhet e DASH flitet për ‘aleatë’ në numrin shumës, pra më shumë se një aleat?!

Si Fatmir Mediu, ashtu edhe Ilir Meta janë marrë të pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Që të dy janë shpëtuar nga Sali Berisha, falë kapjes prej tij të Gjykatës së Lartë, e cila u shkërmoq nga Vetingu, proces që sulmohet egërsisht nga Berisha.

Në 14 shtator 2009, Gjykata e Lartë mbylli me procedurë dosjen e Fatmir Mediun për Gërdecin, që përfaqëson korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror me pasoja më tragjike në Shqipëri. Një grup provash, faktesh dhe dëshmish kanë konfirmuar se pas Gërdecit qëndronte Sali Berisha me të birin, Shkëlzen Berisha, ende të pandëshkuar nga drejtësia. Në këto rrethana, Berisha ishte i detyruar të mbronte Mediun në Gjykatën e Lartë, pasi praktikisht po mbronte veten dhe familjen e tij.

Në janar 2012, Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën, i cili akuzohej nga prokuroria për korrupsion dhe që kërkonte të dënohej me dy vite burg. Meta ishte aleat në qeverisje i Berishës që nga viti 2009. Një ditë para vendimit, Berisha u shfaq në një darkë tek shtëpia e Ilir Metës, duke u dhënë një mesazh të gjyqtarëve që kishte emëruar vetë. Këtë herë Berisha po mbronte Metën, për të mbrojtur pushtetin e tij, pasi 4 votat e Metës mbanin në këmbë qeverinë e Berishës që nga shtatori 2009.

Vetëm anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, nuk iu bind sinjalit të Berishës. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës. Për këtë arsye, Dvorani u shpall armik, u liçua dhe u sulmua egërsisht nga Berisha dhe Meta për 9 vite me radhë.

Në shkurt 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pikërisht Ardian Dvoranin në listën e 12 personaliteteve kampionë në botë në luftën kundër korrupsionit.

Vetëm 3 muaj më vonë DASH do të shpallte Berishën në litën e zezë për korrupsion madhor, bashkë me aleatët e tij të paidentifikuar me emër konkret. Është Ilir Meta apo Fatmir Mediu, apo janë të dy bashkë?! Enigma vazhdon!

 

16 komente në “Cili është ‘aleati’ i Berishës i përfshirë në korrupsion madhor sipas DASH: Fatmir Mediu apo Ilir Meta?”

  1. Geno says:

    Te dy jane.fakte ka me qindra

    1. k says:

      Trio vocale e korruptuar dhe degjeneruar antikombetare.

  2. Ladi says:

    Bravo Adriatik, je patriot.

  3. ilir beqja drejtor fondesh says:

    Per say kohe qe sjam une , qameti le te behet

  4. Driti says:

    Bravo Adriatik. Ja paska Gazetare ne Shqiperi kush tha qe nuk ka !

  5. Trotski says:

    Te Dy jane Partnere ne Bisnes dhe krim.Njeri M…. dhe Tjetri K…

  6. Bona Korcari says:

    O gazetar legen, po pse genjen ne menyren me perverse te mundshme. Po kush tha qe Dvorani bythelepiresi dhe spiuni i kolegeve ka dale ku der vendimit per Meten? Po te ishte keshtu o palo gazetar , nuk do dilte palo presidenti mbas vendimit te krenohej me rezultatin 5 – 0 te vendimit. Po pse e keni kthyer gazetarine me keq se politika , te peshtire, sherbyese, vegel e atyre qe ju shperblejne me shume. Pisllek i papare ka mbuluar cdo skute ne kete vend.

  7. 1 says:

    Mos ti ndajme te dy jane aq te koruptuar sa me kohe tani do ishin ne qelite e burgut nen shoqerine e njeri tjetrit

  8. Nje mergimtar says:

    Gazetar,po Bashen ku e ke lene? Keni te drejte senuk e mbrojti Berisha kur u morr i pandehur per rrugen e kombit.

  9. Artani says:

    Adriatik, nuk besoj se është Ilir Meta se ndryshe kryeministri ynë i pastër qelibar Edi Rama, aleat i SHBA, nuk do bënte aleancë me të në 2013. Po të jetë Ilir Meta atëherë edhe KrM ynë duhet të shpallet non-grata për koalicionin me të, postet që i dha LSI, zgjedhjen e tij si president etj. Çudi që nuk merreni ju analistët e pavarur me këto fakte por vazhdoni kapeni pas Berishës. A ke një përgjigje për këtë ?

  10. american16al says:

    Interesant sa ngjajne te tre keta, sikur jane sozinj…:-).
    Njeri eshte m..i, ka.a dhe shu..a. nuk ka dallim midis tyre palacove te kuterbojne ere haleje.

  11. Sul Koburja says:

    Pa asnje dyshim te dy.

  12. Loni says:

    Te dy o ju qifsha gaxetat dhe gazetaret!

  13. Juliano says:

    Dakord që janë të korruptuar si meta si mediu, puna është se, a do ketë vendime penale për këto, apo barcaleta javë për javë. Familja e berishës rron në lluks të paparë, fëmijët e metës studjojnë në kolegjet më të shtrejta, por gjëmb në këmbë su ka hyrë akoma. Ku është SPAK, kaq të vështirë e paska për një apo dy e tre që kanë vepra penale të gjykohen nga drejtësia, apo SPAK do meret me ndërtimet pa leje dhe do ekstradojë hajdutët e xhepave. Trumbetohet se u dënua prokurori i përgjithëshëm Adriatik Llalla, u dënua por su dënua, sepse gjoja nuk dinë ku është, kush i ha këto budallallëqe, sot teknologjia të di se çfar ha Llalla në mëngjes, drek darkë dhe ku i ha. Nëse vazhdojnë me këto karagjëzllëqe, do bëhen të pa besueshëm për publikun duke u konsideruar si vet të korruptuar.

  14. Xhulio says:

    Ja e gjetëm dhe aleatin apo aleatët e pastaj. Ne kemi kryetarin e aleatëve që po bën qef dhe ku po pretendon të ribëhet kryeministër, sepse aleatët janë në drejtësi që rri kaq i sigurtë berisha. Të gjithë ne, themi ujku, drejtësia thotë aleatët. Tallje e madhe për inteligjencën popullore. Akoma nuk ka një thirrje jo më seancë gjyqësore për kryetarin e aleatëve, ç’të dëgjomë përralla. Të meret kryetari pastaj me aleatët.

  15. rexha 10 says:

    MIRE QE SHBA E PERCAKTOI SE KUSHE JANE ,,PORE PSE PO LUHET E ATE VENDE.???? U DESHE SHBA ,QE TA SHPALLTE FAMILJE KRIMINALE NON GRATA NE SHBA ,PO NE SHQIPERI KUSHE PO INVESTONE PER FUSHATEN QE PO BENE KY NJERI??????PASTAJE E DIKA SHBA SE C’ARE KE BERE SALIU ,DHE NUKE E DIJNE RAMUSHI DHE KRAJA ,QE NUKE E MARRIN SI TE PANDEHUR ,PORE E LEJOJNE QE TE LEVIZI ME SKORTEN PER TE BERE FUSHATE ,DHE TE MARE TE DREJTOJE PA ME ATA NJERZE QE E VRANE DHE SHKATERRUAN ATE VENDE. QE TE SHPETOJE E GJITHA MAFIA POLITIKE ,DUHET QE TE GJITHE TE VEPROJNE SI SALIU. PORE NE FAKTE KESHTE NDODHE ,KU SALIU ESHTE HUDHUR NE SULME PER TE MBROJTUR VJEDHJET DHE VRASJET ,NDERSA TE TJERET SALI INVESTOJNE ME PARA PER TA MBESHTETUR SALIUN ,PORE PA RENE NE SY ,ANSI EDHE E SHAJNE DHE E MALLKOJNE PER TE MOSE RENE NE SY,.AMERIKA TASHME E KA DHENE ALARMIN E SAJE PER NJE LUFTE NE BALLKANE .AQE TE RREZIKSHEM JANE KETA NJERZE NE SHQIPERI ,SA PARAQESIN EDHE NJE RREZIKE TE MUNDESHEM PER BALLKANIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje