Fauci: Varianti “Omicron” mund të shmangë mbrojtjen imunitare

29 Nëntor 2021, 14:59Bota TEMA

Imunologu i njohur amerikan, Dr. Anthony Fauci , paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit, Omicron është lehtësisht i transmetueshëm dhe mund të shmangë imunitetin e siguruar nga vaksinat.

Zbulimi i Omicron ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën lidhur me faktin se sa rezistent mund të jetë ky variant i ri ndaj vaksinave. Mutacioni ka ngjallur frikën se pandemia gati dyvjeçare e Covid-19 mund të jetë për një kohë të gjatë pranë nesh.

I zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, lloji i ri është identifikuar në Britaninë e Madhe , Gjermani, Itali, Holandë, Danimarkë, Belgjikë, Botsvanë, Izrael, Australi dhe Hong Kong.

Sipas Faucit SHBA-ja mund të përballet me një valë të pestë për shkak të Omicron. Dhe për këtë arsye ai u bëri thirrje të gjithë personave që nuk janë vaksinuar të vaksinohen. Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, e cila mund të ndikojë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit.

Sipas Qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve varianit i ri ende nuk ka mbërritur në SHBA.

3 komente në “Fauci: Varianti “Omicron” mund të shmangë mbrojtjen imunitare”

  1. Le says:

    Futeni ne burg ket bythqi..n dhe iken dhe covidi me te

  2. pos says:

    hahahahahaha ky variant as nuk ekziston, e tha vet ministri i shendetesise ne botsvana dhe ai i afrikes se jugut, Fauci e di mire qe vetem 61% e amerikaneve jan vaksinuar edhe sdi cte bej me se Faucin ose me sakt Gain of function as nuk e degjon me njeri dhe as nuk e llogarit me njeri fare, fauci e di mire se cfar ka bere edhe e di mire se cfar e pret

  3. F You says:

    Ne kemi ne shqip nje shprehje te goditur. Tall bythen. As me shume as me pak’ kete ka bere dhe do vazhdoje te beje doktori. Mos harroni te degjoni specialistet si te jetoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje