Vritet në atentat Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i komunës Velipojë

29 Nëntor 2021, 20:17Politika TEMA

Pashko Ujka nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Shkodër, duke ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë shtëpisë së Ujkës. 64-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Ai mori një plumb pranë shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij u paraqit kritike që në fillim.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të panjohura, po ashtu edhe autori. Autoritetet policore njoftuan se po punojnë për kapjen e tij.

Pashko Ujka ka qenë kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Më parë ai ka qenë edhe deputet i Partisë Demokristiane. Ujka prej disa vitesh nuk ishte aktiv në jetën politike.

10 komente në “Vritet në atentat Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i komunës Velipojë”

  1. Sara says:

    porositesit dihen, autoret te kapen

  2. Ngushllime familjes-ta kujtoni says:

    Zero siguri ,bandat bredhin te lire!?

  3. Rita says:

    Cdo jave nje vrasje.Nje porosi e dorasi i paguar i gatshem si gjithmone .Na mbetet vetem te ngushullojme ” Ndjese paste “!

  4. Per partin japim dhe Jeten says:

    E ka vrar politika qe kan ngritur ky bashk me saliun ramutin bashen e liken,esht ber ky vend njelloi si ne talisman

  5. Fshatari says:

    Larje hesapesh thonë lajme jozyrtare… Në pëdë ka shumë raste të tillë prandaj aty kërkojini rrënjët pa harruar edhe në drejtime të tjerë.
    Saleh “eksperti” i di vrasësit, por nuk ka kohë, të merret tani me këtë ngjarje. Ka një “mesazh” nga fulltorrja, i shkreti.

  6. Borani says:

    Kush e di se sa zullume ka bere kur ka qene kryetar.
    Ngushellime familjes.

  7. Millo says:

    Pyesni Saliun se ai e dise kush e ka vrare, sepse te njejten gje ka bere edhe ne 2 prill, 1991, ku vrau kater njerez te pafajshem, me qellim qe te vinte ne pushtet sa me shpejte.

  8. Keta kryetaret e komunave kane bere namin duke vjedhur tokat!!!! Jane bere te pasur!!! Kush e di se kujt i ka fikur deren atje ne Velipoje? Luet para e madhe.

  9. PRoShi says:

    Llogari (hesap) e vjetër i padakortësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje