Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit ka krijuar anomali në orarin e nisjes së trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonas.
Tre tragetet e parashikuara të niseshin mbrëmjen e kaluar janë nisur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa mbërritja nga Bari drejt Durrësit sipas autoritetit portual pritet të jetë në orarin e parashikuar.
Kapiteneria paralajmëron lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.