Përçarja e “Vatrës” për Foltoren: Vijim i vesit apo sinjal politik?!

30 Nëntor 2021, 19:00Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Tashmë edhe organizata “Vatra” në SHBA, e cila prej shumë vitesh ishte një nga grupimet politike që përkrahte Sali Berishën, është përçarë. E ka bërë madje edhe në momentet kur ky i fundit është përplasur me Perëndimin e në radhë të parë me SHBA-në.

Mjaft emigrant shqiptarë të rinj e të vjetër, siç ndodh edhe tek ne prej kohësh teegojnë mijëra histori e konspiracione për lidhje politike e financime.

Megjithatë, fakt është që që ky grupim, ka mbetur një kundërshtare e fortë e PS-së. Madje njerëzit e saj nuk e njohin ambasadën shqiptare në SHBA, kur në qeverisje janë socialistët. E quajnë “shteti që na vrau”, por sa herë vjen PD-ja në pushtet, nuk është “shteti që na vrau” por vatranët dalin në fotografi me ofiqarët shqiptarë duke qeshur nga buza në buzë.

Por Sali Berishës, nuk i ka mjaftuar ky afilacion pranë tij i Vatrës, pra një besnikëri e pandalur, por arriti të katapultonte në krye të saj, një ish-zyrtar të tij që u bë një kohë zëdhënësi i tij kur ishte kryeministër, e më vonë e emëroi Konsull të Shqipërisë në Nevv York.

Pas lënies së postit të konsullit, Dritan Mishto u vendos në krye të Vatrës.

Por para pak kohësh, në krye të Vatrëës ndodhën ndryshime, ku u erdhën jo vetëm drejtues të rinj të ekzekutivit të shoqatës, por edhe të gazetës Dielli.

Megjithatë, në krye të Vatrës ka sërish militant të thekur të PD-së e Sali Berishës. Madje jo vetëm nga diaspora e pas Luftës së Dytë, apo nga Kosova e trojet, por edhe njerëz nga Shqipëria. Një nga drejtuesit e Vatrës Sot, ka qenë një nga militantët më të flaktë të PD-së në Shkodër, që nga viti 1990 e deri para pak  vitesh.

Por, duket Berisha nuk i beson këtij grupimi përsa në krye nuk është një njeri besnik i tij. E ndaj ka nisur sulmet. Metoda është e njëjta: tek faqja e Facebook-u e gazetës Dielli, militantët e PD-së sulmojnë krerët e rinj të Vatrës, njëjtë siç e bëjnë në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkaq është krijuar një “Vatra nr 2” siç ndodh gjithmonë prej 30 vitesh me të gjitha partitë, shoqatat, gazetat apo grupimet e djathta në vend; të cilët si grupi “Zjarri” i komunistëve cilësohen si anti-parti dhe të shitur te PS-ja.

Sulmi i sotëm ndaj njerëzve të Vatrës, si të shitur tek Edi Rama, dukt se fsheh si një shqetësim nga Berisha për atë që po ndodh me pjesën më radikale të tij tek diaspora në SHBA, por që duket edhe një lëvizje politike e rëndësishme.

Bashkëpunimi i Vatrës me grupime reale institucionale e me peshë në Nju Jork siç është Mark Gjonaj, një anëtar i këshillit bashkiak të qytetit më të madh të botës, apo edhe me figura të tjera, e heqin atë nga izolimi dhjetravjeçar, duke bërë vetëm simpoziume anti-qeveri kur në krye është PS-ja dhe pro-qeveri kur pushtetin e ka PD-ja.

Megjithatë, përveç vesit tashmë të ngulitur për ta përçarë menjëherë atë organizëm kur ka një zë kundër tij, duket se është në fakt një lëvizje politike.

Refuzimi i Vatrës për tu bërë pjesë e Foltores, do ta kthejë atë spektakël online në një forum militantësh margjinalë. Pasi Vatra deri tani edhe pse ishte shkundur, kishte ca pjesë nga kallaji i vjetër. E tani kanë vendosur, të paktën mos të heqin atë që ka mbetur…

3 komente në “Përçarja e “Vatrës” për Foltoren: Vijim i vesit apo sinjal politik?!”

  1. ALBAN DEGA says:

    KUJTESE … KUJDES!

    HAME BUKEN E AMERIKES…
    BEJME ARGATIN E SALIKES !

    Ne edhe bar Vicidoli hame…
    Po parimet Babes nuk i tradhetojme
    Se malesori per besen nuk pyet as
    per Fshesen!
    Megjithese te paret na kane lane nje
    xhevahir mendjendritur:
    NUK KA BESE ME TE PABESIN!
    E sa per bese nuk na e merr kush ne
    tane Boten !
    Aq e forte eshte besa e pabesise sa edhe ketu në SHBA po behen orvajtje nga nje grusht bashkatdhetaresh per te celur siparen e Foltoreve, qe nje plak i mencur nga Shkodra ketu në Nju Jork e quajti dje” Foltore Nevojtore per tu dhie Berisha si në Shqiperi” ne nje takim rastesor ne White Plains city pas 7 vjetesh qe nuk e kisha pare.
    A shqiptari e atdhetari eshte kjo ?
    A trimeri e burreri eshte kjo!?
    A bese eshte kjo !?
    Cila eshte e verteta!?
    Jemi betuar para flamurit amerikan
    Kemi nënshkruar me vullnetin e lire e deshiren e plote tone në kerkesen tone per Shtetesi Amerikane tri here
    me radhe se :
    1- Deklaroj nen BETIM se une absolutisht dhe krejtesisht mohoj dhe hedh poshte cdo betim dhe angazhim per besnikeri ndaj cdo princi, fuqie, sundimtari te huaj, te cilit i jam betuar ose kam qene qytetar i tij me perpara

    2- Une do te perkrah dhe mbroj Kushtetuten dhe LIgjet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kunder te gjithe armiqeve te jashtem apo te brendshem, dhe se do tu qendroj besnik SHBA-se.

    3- Une do te rroki armet ne emer te Shteteve te Bashkuara kurdohere qe ta kerkoje ligji

    4- Une do te kryej sherbime jo luftarake ne forcat e armatosura te Shteteve te Bashkuara kur ta kerkoje
    ligji.

    5- Une do kryeje pune me rendesi kombetare nën drejtimin civil kurdo kerkohet nga ligji, dhe se

    6- Une po pranoj kete detyrim në liri te plote, pa asnje medyshje mendore ose qellim per t’ju shmangur atij, prandaj me ndihmo Zot !

    Shkelja i cilitdo kusht dhe nen te ketij Betimi Besnikerie ndaj SHBA-se eshte shkelje dhe dhunim i tij me vetedije te plote dhe con vetvetiu ne humbjen dhe heqjen e Shtetesise Amerikane.
    Cfare ligji prek cilindo prej atyre qe e shkelin !?
    Eshte Urdheri Ekzekutiv – AKT KUSHTETUES i Presidentit te SHBA-se Joe Biden, per Ballkanin Perendimor, qe permend acik Shqiperine per
    1-Korrupsion masiv
    2-Dhunim te renda te parimeve e
    normave te demokracise
    3-Kercenim serioz te Sigurise Kombetare te SHBA-se
    Tri keto pika jane te theksuara qarte si drita e Diellit në vendimin e Sekretarit Amerikan te Shtetit Z. Antony Blinken per shpalljen e Sali Berishes dhe familjes se tij emer per emer si Persona te Padeshirueshem per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Kur kercenon seriozisht sigurine kombetare te superfuqise boterore SHBA-se po te nje shteti liliput si Shqiperia!?
    Thirrni mendjes vellezer e motra shqiptare!?
    Mos beni argatin e mercenarin e zjarrvenesve, rjepesve e rrenueseve te mbi 15 fishte te shtetit shqiptar ne 12 vjet te sundimit te tyre!
    Thjeshte nje kujtese per kujdes per bashkevendasit e mi qe nuk i dine ose harruar keto fakte dhe jo per organizatoret e hapur dhe sidomos te fshehte, qe hedhin gurin e fshehin doren, qe te mos thone neser :
    Jo Vallahi nuk e kam ditur!
    Mosdija ose mosnjohja e ligjit nuk eshte aresye per pafajesi as falje ne SHBA.
    Aq me teper qe Shtetesia Amerikane nuk jepet po nuk dite gjuhen me shkrim e me goje dhe atyre qe nuk e dine keto nene u lexohen në gjuhen amtare para se te nënshkruaj kete Betim.
    Uncle Sam is watching!
    Mixha Sam po vezhgon !

  2. Tirona says:

    A do e lexoje kete komentet SurratNallonja , Kokpalarja , apo e ka da menjen per ta hequr nenshtetesine Amerikane dhe te vije te jetoje poshte urave ketu ne Shqiperi, se mesa duket asaj ja ka bere gati dokumentat DASH-i si nje bashkepuntore e Berisesh si dhe do tja konfiskojne pasurine, se nuk eshte pasuria e saj po eshte pasuria e Berishes qe po fsheh. Moj Surrat Nallone i ke hyre nje valleje qe do ta perfundosh e xhveshur lakuriq nga koka tek kembet duke ngelur pa asnje kacille ne xhep se te gjithe pasurine kane per ta konfiskuar .
    Sa nuk o vone hiq dore o Kokpalare, shko sa me shpejt ne dyert e DASH-it dhe dorezo gjithcka ca ke fshehur nga pasuria e padronit tend se ajo pasuri i perket popullit Shqiptar ne te kunderten do te perfundosh nen urat e rrugeve te shqiperise se edhe komuniteti Rom qe jetojne si endacake nuk do te te shtrehojne ne cadrat e tyre
    Kjo o per te gjithe Ata qe i kane hyre kesaj valleje per te mbrojtur dhe fshehur pasurine e familjes vrastare te Berishes te cilet mund te perfundojne per te jetuar poshte urave ….. God Bless ????????

  3. k says:

    Sa herë flet një malok si berisha apo e bija e hajdarit trafikantit te armëve dhe e gjykatëses hajdute të korruptuar,
    shqipëria kthehet pas në zhvillim nga 20 vjet në zhvillim politik dhe shoqëror.
    Duhet të flasin qytetarët dhe fisnikët nëse doni të përparohet kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje