Varianti i ri po trondit botën, Merck: Pilula është efektive kundër çdo mutacioni

30 Nëntor 2021, 17:45Bota TEMA

Kompania farmaceutike “Merck” njoftoi sot se pilula e saj kundër koronavirusit me substancën aktive molnopiravir pritet të ketë të njëjtin efektivitet kundër çdo mutacioni të virusit.

Ilaçi, i zhvilluar në bashkëpunim me Ridgeback Biotherapeutics, ka veti antivirale kundër mutacioneve të koronavirusit si Delta, tha Daria Hazuda, nënkryetare e Merck dhe drejtuese për sëmundjet infektive dhe vaksinave.

“Reuters” shkruan se komentet e Hazudës janë bërë në kuadrin e një prezantimi më të gjerë dhe nuk kanë të bëjnë konkretisht me mutacionin “Omicron”, që tashmë po trondit botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje