Omicron quhet versioni i fundit i koronavirusit, i cili ka bërë që alarmi të bjerë në çdo cep të botës. Një takim i ministrave të Shëndetësisë së vendeve të G7 është thirrur urgjent, teksa shumë vende nxitojnë të mbyllen. Por çfarë dimë, deri tani, rreth Omicronit dhe si të ndajmë shqetësimin e arsyeshëm nga paniku?
Doktor Ilir Alimehmeti, epidemiolog, ishte i ftuar, mëngjesin e sotëm, në “Dita jonë”, nga ku foli për këtë variant të ri.
Për epidemiologun, OBSH-ja u nxitua kur ngriti alarmin menjëherë pas shfaqjeve të para të rasteve. “Ky variant shqetësoi sepse OBSH-ja e vlerësoi si variant shqetësues. Ky i plotëson kriteret si variant interesi, por mungojnë shqetësimet si variant shqetësues. Deri tani nuk ka asnjë provë në këtë drejtim. Studimet do të bëhen, por do ende kohë. Ne do ta shohim, do ta studiojmë më shumë, por me kaq të dhëna, kaq raste sa janë, i kemi ose me pas simptoma ose me simptoma të lehta”, u shpreh Alimehmeti.
Ky mjek esk eshte i vlefshem , nder te tjera edhe per qetesine shpirterore qe u jep njerzeve, qe per momentin eshte teper e domosdoshme.
Sipas disa mjekeve qe po i vezhgojne nga afer te semuret me omicron. Thone qe pacientet e prekur kane simptoma te lehta.