“Dekomunistizimi të fillojë nga Berisha”, irritohen idhtarët e Foltores: Berishën e rrëzuan të persekutuarit, janë si G99!

1 Dhjetor 2021, 10:48Politika TEMA

Ka shpërthyer një debat i ashpër jo vetëm brenda strukturave organizative të PD-së, por edhe grupeve që e kanë përbërë këtë parti prej vitesh.

Njerëzit që përkrahin Foltoren e Berishës, irritohen sa herë dikush u kujton se idoli i tyre jo vetëm ka qenë komunist për disa dekada, por një nga më të thekurit.

Një nga mbështetësit mediatik të Berishës dhe familjes së tij ka shkruar në rretet sociale se PD duhet dekomunistizuar dhe duhen larguar spiunët e Sigurimit të Shtetit.

Një komentuese ja prêt që kjo duhet filluar që nga anëtarët e PPSH-së, ku Berisha është i pari.

E këtu nis edhe reagimi i dhunshëm. Një nga komentuesit që duket se është idhtar i Doktorit akuzon të përsekutuarit që kanë qenë kundërshtarë të Berishës, madje kanë bërë protesta për ta rrëzuar kur ishte në qeveri, por që tani nuk e bëjnë me Edi Ramën.

Dialogu

 “Po jam dakord, kush ka qene me teser te PPSH pra komunist dhe kush ka bashkepunuar me sigurimin e shtetit dhe ka dosje te  mos jete pjese e PDSH. Pra e dokumentuar sepse shpifja na ka mbetur si vlere e mbartur nga ajo kohe. Por nese behet kjo nga organizatorët e Foltores “na lejn shëndenë”.

Menjëherë i përgjigjet militanti i Foltores:

“Po nxirre pra koken qe hallin e ke te Berisha po na ben moral..me teser partia ka qen trecereku i shqiperise ta merr menja ty se nje person nga tropoja te behe kardiolog pa qen me teser ?? as usta nuk beheshe dot pa teser qe kshu boll me kte punen e teseres se jeni ber bajat se ktu ishte nje shoqeri komplet fajtore per ate regjim nga i pari tek i fundit !! 8 vite ne pushtet e majta po rikthehet komunizmi a ke degjuar nje proteste te vetme nga te persekutuarit meqe kta ishin pa teser??? se ne kohen e berishes nuk permbaheshin duke protestuar arriten deri aty sa lyen njeri tjetrin me benzine”.

8 komente në ““Dekomunistizimi të fillojë nga Berisha”, irritohen idhtarët e Foltores: Berishën e rrëzuan të persekutuarit, janë si G99!”

  1. Bato says:

    Po Sali karaxhiçi nuk ka qene thjesht me teser partie,ka qene dhe sekretar partie dhe doktor i Hysni Kapos,vinte neper festa ditlindjesh te femijeve te diktatorit,bente xhiro me varka ne volorek te pogradecit me Sokol dhe Liljana Hoxhen etj etj.

  2. Jorgo says:

    dhe agjent i dy-tre fishte, i UDB-se, Sigurimit te Shtetit, etj…

  3. Ladi says:

    Ai u be doktor pastaj u be komunist,keshtu qe bie poshte ajo se po sqe komunist,ste benin doktor po te ishe tropojan.Ai u be komunist dhe nga me fanatiket qe perjashtonte studentet per çfaqe te huaja si floke mbi normen e lejuar,pantallona kauboj e te tjera poshtersi qe nuk i ka harruar edhe sot.

  4. Malo says:

    Gjithsesi rreshtat tuaj qe keni shkruar nuk i bejne pose dote te persekutuarit.

  5. Tirona says:

    …..dhe 18 Dhjetori do te jete Kuvendi i pare i PD qe ne rradhet e saj nuk do kete individe qe kane qene me teserat e PPSh.????????
    Ndersa 11 Dhjetori do te jete mitingu i nostalgjikeve te sistemit Komunist.

  6. Për ata që mendojnë që Sali Berisha ka qenë antikomunist says:

    Sa për dijeni, të rinjve që nuk e kanë jetuar dhe kuptuar shembjen e diktaturës
    Në vitin 1990 Shqipëria kishte 3 500 000 banorë dhe vetëm 109 000 komunistë, pra rreth 3% e popullsisë.
    Nuk është absolutisht e vërtetë që për të shkuar në shkollën e lartë duhet të ishe komunist, madje në moshën që të rinjtë shkonin në shkollë të lartë nuk kishte asnjë komunist.
    Ndërsa Berisha nuk ishte një komunist i thjeshtë, por Sekretar i organizatës së PPSH të spitalit të Tiranës, për shkak se ishte një komunist i bindur dhe besnik i partisë siç thuhej në atë kohë.
    Ishte kjo arsyeja që atij ju ngarkua detyra nga Ramiz Alija që të merrte drejtimin e PD, dhe të shpallte parullën “Ne shqiptaret jemi të gjithë përgjegjës dhe të gjithë bashkë fajtorë për çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë regjimit komunist”

  7. Loni pe Kolkondasi says:

    Është e treta herë që komunistët gënjejnë dhe mashtrojnë këtë popull fatkeq. Në vitin 1944 dhe në 1990 ishin dy gënjeshtrat e para, tani në vitin 2021 filluan gënjeshtrën e tretë me anën e Foltores. Në rastin e parë nga gënjeshtra e hëngrën jo vetëm njerzit e persekutuar të cilët ideologjikisht i përkisnin perëndimit, por dhe vetë komunistët idealist, njerëz atdhetar dhe të ndershëm sa më s’ka. Në gënjeshtrën e dytë e hëngrën vetëm të persekutuarit dhe pronarët e ligjshëm, komunistët, pjesa më regresive dhe e poshtër e tyre u bënë miliarderë në lekë. Sot filloi dhe po lulëzon gënjeshtra e tretë, nga udhëheqësi i gënjeshtrës së dytë, shumë më i specializuar për të gënjyer pas 30 vjetësh. Halli i kësaj gënjeshtre të sotme është individual, ajo konsiston në mbrojtjen e gjësë së vjedhur. Të jetë vallë se do e hajë edhe këtë radhë ky popull, duke u bërë patericë mbështetëse për çdo hajdut dhe vagabond politik?

  8. xhemal says:

    Me fjale e ligje absurde nuk luftohet koha e enverit..me rezultate konkrete ne jeten e miliona njerezeve ,pune e shperblyer mire , mundesi te medha per te punuar shendetesi per te gjithe,mundesi per tu arsimuar cdo njeri,drejtesi pa’ dallim, siguri publike, ambjent i paster.etj..me keto behet krahasim e njerezeve sigurisht
    nuk u bie mendja per diktaturen..eshte vertete donkishoteske qe te krijosh gjithe kete zhurme perse nje deputet ben nje provokim..pastaj ne shqiperi nuk Jane te ndaluara me kushtetute idete komuniste si ne gjithe Europen..problemi eshte tek lufta ncl,.ajo esh e lavdishme dhe u udhehoq nga komunistet..bashkepunetoret e nazifashisteve Jane denuar nga historia si vete nazifashistet..bijte e bashkepunetoreve apo niperit e mbesat Jane te lire si cdo qytetare tjeter te konkurojne me ide e programe e le te fitojne pushtetin..demokracia nuk perjashton asnje qytetar apo grupim politik..nuk ka vend per frike e urrejtje..sistemi qe kemi zgjedhur nxit paqen e unitetin ,solidaritetin ,bashkepunimin e konkurimin per pushtet vetem me voten e njerezeve te lire..ndersa per historine le ta shkruajne njerezit qe dine studjojne,mbledhin fakte..cdo grupim qe nxit dhune e percarje nga vendet demokratike quhen organizzata terroriste e denohen ,izolohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje