“M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’i kërkova anulimin e zgjedhjeve, na shkatërroi në zgjedhje

30 Nëntor 2021, 20:09Politika TEMA

Mashtrime i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Nga Radari Informativ në Abc përballë Jonida Shehut, Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.

Përfshirja e Metës në fushatë sipas Bashës ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD. Duke theksuar se nuk ka hapur “front lufte” me Metën, kre3u i PD u shpreh se përplasjet e fundit me të kanë ardhur pasi ka vendosur të thotë të vërtetat, “troç”.

S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci dikur, do i them troç tani. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyra si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, deklaroi kreu i PD.

Pavarësisht se ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar largimin e tij nga drejtimi i PD, Basha nuk e quan atë kundërshtar të tij. Të gjithë këtë situatë të krijuar në PD pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha thotë se ish-kryeministri po e përdor për interesa personale. Armik të vetëm të tij. Basha ka quajtur kryeministrin Edi Rama.

Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke patur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve. Berisha s’është kundërshtari im dhe s’do ishte në këtë pozitë. S’ka qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur PD për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve. Rama padiskutim është kundërshtari i Shqipërisë i  të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i  varfër, me nivel të papunësisë”, shtoi Basha.

3 komente në ““M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’i kërkova anulimin e zgjedhjeve, na shkatërroi në zgjedhje”

  1. Lule moj lule says:

    Ky eshte koqe kandari duke mos folur keq per Berrishen mendone se da ta preki ne seder dhe ai do zbutet kjo tregone qe lulushi nuk e njeh fsre cfare mostre eshte Berrisha .
    O lulushe me agresivin duhet te sillesh me agresivitet Berrisha per familjen e tije jo vetem ty dhe PD po gropose edhe Shqiperine o koqe kandari .

  2. Gaz says:

    Ky merhumi ngaterron kundershtarin me armikun. Armiqte i ka ne PD ( ato duan karriken e tij) Rama eshte kundershtare i tij ne politike.

  3. Plaku says:

    Edhe kur thote ndonje te vertete,Basha ngelet politikani me i pa skrupullt dhe shkaktari kryesore per mos fillimin e bisedimeve me EU.n. ngelet nder me te korruptuarit dhe i çertifikuar. Mjafton te shohesh ku e ka katandisur PD _ n,me pake fjale pa shtylle kurizore dhe i pa bese e mashtrues. ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje