FOTOT/ Rama del nga Kuvendi dhe përballet nga afër me protestuesit e PAK

2 Dhjetor 2021, 13:19Politika TEMA
FOTOT/ Rama del nga Kuvendi dhe përballet nga afër me protestuesit e

Kryeministri Edi Rama pasi ka mbaruar interpelancën me deputetin Tritan Shehu, është larguar nga Kuvendit pasi në orën 11:30 do të injektojë dozën e tretë të vaksinës.

Por jashtë Kuvendit ishin disa qytetarë që e kanë pritur dhe kërkonin një takim me të për disa shqetësime. Bajram Tirana, një paraplegjik nga Shoqata e Invalidëve, i kërkoi Ramës shpjegime për disa shqetësime të tij dhe të shoqatës që ai përfaqëson.

Rama tha se do të merrej me problemin e tij, por nuk mund ta takonte tani, pasi do të shkonte për të bërë vaksinën e më pas kishte një sërë takimesh të tjera.

Kreu i qeverisë premtoi se ai do të merrej personalisht me shqetësimin e qytetarit sapo të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të niset nesër për një vizitë zyrtare.

Tashmë qytetarët do të zhvillojnë një takim me ministren e Financave, të cilët do t’i tregojnë gjitha problemet që i shqetësojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje