Shqipëria importoi një të tretën e energjisë së konsumuar në vend gjatë tremujorit të tretë në një kohë kur prodhimi i energjisë elektrike vijoi të rritet në krahasim me vitin e kaluar ndërsa viti 2021 ka gjasa do të shënojë një rekord të ri pozitiv në prodhimin e energjisë elektrike.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se për periudhën janar-shtator të këtij viti, prodhimi i energjisë arriti në 7.4 miliardë kWh me një rritje vjetore prej 84%. Viti më i mirë për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri ka qenë viti 2018 me afro 8.6 miliardë kWh ndërsa ky vit ka gjasa do të kapërcejë ose do të jetë shumë pranë këtij rekordi.
Elementi tjetër favorizues duket se është fakti që këtë vit, hidrocentralet nën pronësi publike kanë shënuar rritje prodhimi më të madhe se sa hidrocentralet private. Rreth 4.5 nga 7.3 miliardë lekë u prodhuan nga tre hidrocentralet e Drinit, të cilët operohen nga Korporata Elektroenergjetike shqiptare.
Ndryshe nga prodhimi, shitja dhe humbjet duket se nuk kanë ecur në drejtimin e duhur. Të dhënat e INSTAT të furnizuara nga operatorët e rrjetit tregojnë se në periudhën janar-shtator 2021 janë humbur 1.36 miliardë kWh energji me një rritje 13% në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë se sa një në çdo katër kWh të hedhur në rrjet kanë humbur. Humbjet teknike të raportuara nga operatorët janë rritur me 12% pavarësisht se supozohet se investimet në rrjet gjatë viteve të fundit duhej t’i kishin ulur. Edhe humbjet joteknike, pra vjedhjet, janë rritur me 4%.(BIRN)
Nuk ka humbje ne rrjet ne bote me kete nivel, as ne vendet ma te mbrapambetur: humbjet na fakturohen si humbje kur ne fakt jane tregtuar jashte nga pushtetaret!
Shumezoni 1 .376 milliard kwh me sa e blejme ne treg edhe do keni fitimin per horrat qe na vjedhin nje here to e shit e nje here to e ble te njeten sasi energji!
Horrat dhe antishwiptaret qe menaxojne djersen dhe gjakun e ketij populli te vuajtur ferkojne duart,qe te mbushin xhepat e tyre dhe te varferojne shqiptaret.ne djall te gjithe ata qe punojne ne dem te ketij vendi qe po braktiset dita-dites per shkak te politikave antikombetare 30 vitet e fundit.