Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar në Elbasan ligjin e ri për bashkëqeverisjen.
Rama deklaroi se tashmë me digjitalizimin e 95% të shërbimeve shtetërore, qytetarëve nuk u duhet të presin më në radhë dhe të paguajnë ryshfet, por mund t’i marrin shërbimet përmes telefonit nga shtëpia.
“Vitin e ardhshëm mbase që në fillim të vitit të ardhshëm, por jo përpara se të mbyllim këtë fushatë ne do t’i mbyllim sportelet. Kini parasysh. Nuk do të keni më ku të shkoni. Nuk kemi si ta bëjmë ndryshe. Përndryshe do të na duhen 10 vjet të tjera sa ta marrin vesh të gjithë.
Më mirë të ketë një moment që nga halli të pyesni, si ta zgjidhni, por sportelet e shtetit do t’i keni në xhep, në iphone, në smartphone, apo në shtëpi, në kompjuter. Aty do ta keni shtetin. Për këtë kemi kaq vite që punojmë duke shtrënguar dhëmbët sa herë që detyrohemi unë i pari të hamë të shara e mallkime nga qytetarët që ju vjen shpirti në majë të hundës sepse nuk arrijnë dot të marrin shërbime.
Nuk i dilet duke kërkuar me qiri njerëzit sepse njerëzit janë ata që janë, sistemet janë ato që kanë rëndësi dhe krijimi i këtij sistemi është revolucion. Edhe ne e kemi gati sistemin që ta vemë në shërbim të secilëve me detyrim për të gjithë ata që punojnë në administratë. Dhe për qytetarët që nëse duan shërbim nga shtetit më mirë të shkojnë të bëjnë 500 metra te komshiu më i afërt që ka kompjuter apo nga ata që janë në majë të malit, ta bëjnë njësoj si ata që aplikojnë për AZHBR që zbresin te posta më e afërt dhe bëjnë aplikimin se sa të presin me vite për një copë letër për shtëpinë që e kanë ndërtuar me gjak”, tha Rama.
Do ti bej ne mandatin e 7 te
Jane pyetur xhepistat ne zyrat e shtetit per kete.Me keta si do behet se placken(shtetin) qe kane ne pronsi nuk e leshojne.Keta jane qe ta nxjerin shtepin ne nje breg dhe jo te bregu ne cilin eshte shtepia dhe pastaj do cuar bregu te shtpia qe vetem keta e bejne duke filluar qe nga lamja qe eshte ne krye.Megjithate duhet cfryr per ca kohe populli qe te mendoj se per kete qe kemi vuajtur na erdhi ne dere.Perralla
Po mire ata zyrtare qe do komunikojne online jane te ndershem?se dikush duhet edhe ti miratoje dhe kontrolloje ato kerkesa te qytetareve.
PO E BERE VERTET…DHE PO I QENDROVE FJALES…….E SHKULE VERTET OTOMANIZMIN,JU DHE LIRINE SHQIPTAREVE,JU DHE PUNEN…..