FOTOT: Dy pastorët gjermanë që zbulojnë të infektuarit me Covid-19

3 Dhjetor 2021, 12:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Dy pastorët gjermanë që zbulojnë të infektuarit

Dy qen, pastorë gjermanë, janë trajnuar në Itali për të zbuluar personat e infektuar me koronavirus. Ky është një eksperiment, i cili ka nisur në Itali prej muajit prill mes Universitetit të Milanos dhe spitalit Sacco.

Dy qentë nisën të nuhasin djersën e marrë nga persona të infektuar me koronavirus. Duke u mbështetur te aftësitë e tyre të shkëlqyera nuhatëse, ata nisën të zbulojnë personat e infektuar.

Trajnimet u zhvilluan në ambientet e brendshme të spitalit, pa pasur shpërqendrime nga aroma të tjera.

“Dëshirojmë që qentë të jenë mbështetje në këtë situatë, jot ë zëvendësojnë mjetet aktuale që kemi. Është hera e parë që arrihen këto rezultate në Europë”, tha profesoresha Maria Rita Gismondo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje