Laçi turpëron Dinamon, lëkundet stoli i Bledi Shkëmbit

3 Dhjetor 2021, 15:41Sport TEMA

Laçi ka reaguar humbjes me Vllazninë dhe ia ka nxjerrë inatin Dinamos, që e ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0.

Kurbinasit e zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt, me anë të Saliou Guindo që nuk fali në minutën e gjashtë pas gabimit të Imamit që e ktheu topin prapa dhe ia dhuroi sulmuesit të bardhezinjve.

Ibraimi iu afrua golit të barazimit, por e ndalu traun, kurse nga bardhezinjtë Mazrekaj ishte mjaft i rrezikshëm. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në të dytën Laçi shpërtheu.

Dejan Zarubica shënoi golin e dytë, ndërsa më pas Julian Shehu me kokë nuk fali pas harkimit nga këndi.

Mazrekaj iu afrua golit të katërt, por e ndali shtylla. Kurbinasit nuk u mjaftuan me kaq dhe me Guindo shënuan golin e katërt pas një kombineve perfekte, ndërsa tre minuta më pas Lushkja shënoi edhe të pestin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje