Mevlan Shanaj shprehet se njerëzit janë të fokusuar te Big Brother, sepse nuk kanë alternativë tjetër. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, artisti u shpreh se prej kohësh në Shqipëri, nuk ka më kinema, duke sjellë që publiku të orientohet tek këto prodhime.
“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.
Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë. Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Bigr Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar.
Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve. Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother.
Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar. Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj.
O Mevlan; po i prishe ti me Saliun kinemate kur te beri ambasador se kur ishe ti ifermier ne Patos te Vjeter kishte Kinema; e mban mend Kristaqin?! Vazhdoni….
O Mevlan,mire e ke ti tani,por kete situate e solle ti me gruan tende si demokrate qe hiqeshit,por dolet ANTISHQIPTARE!
I vute zjarrin cdo gjeje ne Shqiperi,perdhoset historine,artin,kulturen,arsimin,shendetesine,bujqesine,ushtrine,sportet etj,etj!
Ne se nuk u pelqente Enver Hoxha dhe socializmi,ja u rrezuan vete,por cfare eshte gjithe kjo urrejtje per kundershtaret polityike,per te gjitha pasurite kombetare te ndertuara me gjask e sakrifica nga i gjithe poopulli?
Pse vazhdon akoma pas 30 vjetesh po ajo urrejtje ndaj gjithckaje qe u arrit ne socializem njelloj si ne kohen e inkuizicionit kishtar qe i dogjen librast ne turren e druve dhe dogjen Galileo Galileun ne zjarr vetem se tha te verteten?
A nuk ju eshte mbushur akoma mendja se pas 90-tes ata qe moren pushtetin kane punuar kunder interesave te popullit shqiptar?
Ne se kjo gjendje vazhdo,o do ikin shqiptaret masivisht,o do pelcase ndonje lufte civile dhe fundi dihet qe tani:Do fshihen nga faqja e dheut me kuc e me mac tere ballistet e zogistet,qe po mbjellin urrejtjen ne popull!
I prishen kinemate i prishen dhe askush nuk hapte gojen se ja priste gjuhen Saliu. E shoqja,Natasha Lako u perzje me politiken e Saliut dhe PD. Njerzit u deformuan me renien e rregjimit sepse ju duk sikur u be deti kos. Ne fakt per shume nga keta u be deti kos dhe u turren te gjithe te kapnin ndonje gje. Per Kos jane turrur me dhjetra e dhjetra aktore te cilet deri dje “shperndanin frymen e partise” ndersa sot ndjekin politiken,lekun,maskarallekun.Kam respekt per Mevlanin sepse eshte nje regjizor dhe aktor i nderuar i cili ka interpretuar role me aktoret me te mire qe ka patur Shqiperia te cilet zor se vijne me. Ndoshta mbas 100 vitesh do kemi ndonje “rikthim” te tyre.
Rrespekte Mevlan Shanaj , je ikon e kinematografis shqiptare, rrespekt per ty dhe te ter artistet e para nentedhjetes te teatrit dhe kinematografis , na keni mbajtur pesh me artin tuaj per 50 vjet rresht dhe po na mbani dhe sot , jeni brez i lavdishem i kultures dhe artit shqiptar , komplet brezi juaj nga regjizoret kineastet artistet deri tek ata puntoret qe ju ndiqnin nga pas , rrespekte rrespekte rrespekte , rrespekte filmit te asaj kohe teatrit estrades operas dhe baletit qe jepnin çfaqe xhdo jav ne at koh dhe nuk gjeje bileta , nje plejad e lavdishme artistesh dhe intelektualesh qe nuk do ti vin dot me kurr kti vedi asnjeher . Sot Jetojm kohen e alabakve dhe injoranteve .
Po shyqyr qe foli nje njeri per kete bastardim te kultures.
Mevlani po trajton nje problem shume shqetesues,per shoqerine shqiptare,dija dhe kultura progresive e shoqerise sone.
Muzika shqiptare eshte tjetersuar dhe e permbytur ,nga muzika tallava,dhe kegetareve qe kendojne me cica dhe shale.Degjoni stresin,encen,noizin etj ,peballe Ermonela Jaho dhe e kupton pernjeheresh degradimin e muzikes shqipare.
Ne programet televizive eshte futur “comercializimi”,kush fiton me shume audience tv,sundon tregun ,fiton me shume,packa se jane produkte banale,si eshte edhe Big brother,apo perputhen.
I dashur Mevlan,
Une te uroj shendet e gjithe te mirat.
Sot eshte nje çoroditje aq e madhe se nuk merr vesh qeni te zone.Nje rrumpalle e paimagjinueshme.
Kush mendon sot per art e per kukture te mirefilte ? Edhe per 100 vjet te tjera keshtu ka per te qene.Me kujtohen vargjet e Ali Asllanit:
Qe nga Jugu ne Veri mbreteron nje eresire,hani pini dhe rrembeni…..ja kjo eshte domethenia e morali i sotem.
A e shikon çbejne palo intelektualet qe i polli politikokurveria.Duan te heqin filmat e cilet jane ata,ca palaço qe populli u jep manadtin e deputetit.Oooooo zot,çfar idiotesie.
Po ku behet fjale per art sot?
Art quhet ai qe zbulojne shalet e me rradhe se me neveriten kur i permend,se nuk dine as te kendojne e as te belbezojne.
Arti qe bete ju me shoket tuaj nuk mund te realizohet kurre sot.Sot ne plan te pare ka dale kurveria.
Per hajer u qofte por edhe ajo ka nje kufi.Do te vije nje dite qe te gjithe te kalojne ne depresion,dhe une do te theras me forcan e shpirtit NE TE SEMES TE VENE TE GJITHE ,ME POLITIKANET NE KRYE.
Ej, kush flet ky, qe kur Saliu e shkaterroi Kinostudion se ‘ kishte inat komunizmin’ ky i tha aferim. Saliu ia kenaqi egon duke e cuar kete pas gruas shkrimtare ambasadore ne nje vend nordik Norvegji a Suedi se nuk ka rendesi . Tani i doli
gjumi ketij. Shtrengo ato filma
qe ke bere, thuaj, se ata pseudo demokratet edhe ato pune qenjane bere duan ti hedhin ne koshin e historise.
Thjesht njerezit degjojne dhe shikojne ate qe u pershtatet. U pershtatet padija, jeta e lehte, tallavaja dhe thashethemet. Ky eshte niveli kulturor ne mase.
Ne fillim te demokracise kur kaloje nga tregu degjoje muzike mediokre folk qe te bente me dhimbje koke, por jo te gjithe i acaronte. Shumica e degjonin me gezim. Varferi e madhe shpirterore! E ka shkruar dhe diku Kadareja qe nje periudhe ne Tirane degjohej kenga: Jam gabel i institutit, dhe nje dashnore qe pata ma shtypi makina e m.tit…
Varferi e madhe shpirterore e shqiptareve ne mase.
Ndaj gezohuni ju qe nuk e ndieni veten pjese e tallavaje intelektuale.
big kaka emisjon prostitutash
Z. Shanaj ka shume te drejte qe flet dhe thote Big Brother eshte perrale me mbret. Po duhet te fliste qe kur Big Brother doli ne Shqiperi. Mos te harroj se ne sezonin e pare te Big Brother Zoti Shanaj ka qene komentues/opnionist ne program dhe jepte mendiment e tij.
Paska ndryshuar mendim. Shume mire. Cfare e ka shtyre? Te jete thjesht shqetisimi se ketu nuk ka me jete kulturore dhe kinematografike. U ben 3o vjet keshte. Pse ka heshtur deri me sot? Njerez si Zoti Shanaj duhet te ishin ne pararoje dhe tundinin kembanat forte per kete situate.
Problemi me i madh sot per popullin shqiptar dhe per rajonin eshte qe Arbana te sqaroj popullin si do vej puna e Donaldit.Do mbaje kete qe zuri apo ate qe pati.Me mire ta bejne treshe live dhe argetohen te rinjte dhe shtohet shikueshmeria.Topi tani qe vajti Ledjoni drejtor ta shofi kete pune
Ajo qe thote Z.Shanaj eshte e vertete dhe nuk duhet komentuar.Une,natyrisht masat e gjera,presim qe ky intelektual i rangjeve te larta te beje historikun e kesaj gjendjeje.Pse arritem ketu?Kush e katandisi kulturen,artin,jeten shpirterore ne kete gjendje? Natyrisht nuk ishte “populli” qe e shkateroj,pasi ai e admiroj dhe hymnizoj artin e kulturen tone sikurse dhe artistet.Me cfar veprash u bene artistet tane,te medhenj?Ata u lartesuan me:”hamallin e qymyrit tek”Rrugicat qe kerkonin diell”,me ushtar Arbenin tek “Balle per balle” tek profesori tek “Lulekuqet mbi mure”,me kryetarin e pa korruptuar tek “Rrethimi i vogel” e te tjera.Keta personazhe qe kishin autore jane shkateruar nga vete ata qe i ngriten.Nje artist qe me fjale apo vepra mohon ate qe ka prodhuar nuk e ka me te drejten te flase per kulture e art.Nje popull qe shkateroj cdo gje,si lufte kinder komunizmit, eshte i destinuar te terhiqet zvare,pa dinjitet,rrugeve te botes sic po ndodh me ne.
Dikur dëgjonim Mentor Xhemalin, Avni Mulën, Vaçe Zelën e qindra kollosë të tjerë të muzikës Shqiptare. Tani dëgjojmë Stresin, Noizin e mijra ndyrësira të tollovase shqiptare. Bëni krahasimin e këtyre dhe kuptoni ku ka degjeneruar kultura në Shqipëri.